Kapexhiu karikaturisti si “karikaturë” e keqe e Bashës, sulmon Iva Tiçon: “Ty të dua shumë, por më dukesh fiks si Spiropali!”

Kapexhiu karikaturisti si “karikaturë” e keqe e Bashës,  sulmon Iva Tiçon: “Ty të dua shumë, por më dukesh fiks si Spiropali!”

Të ftuar në Opinion, gazetarja Iva Tiço është përplasur me aktorin Bujar Kapexhiu. Gazetarja Tiço në debat me artistin e njohur, Bujar Kapexhiu theksoi se sistemi politik ndërrohet te kutia e votimeve dhe se ky parlament është i zgjedhur nga populli.
Nga ana tjetër Kapexhiu deklaroi se këto janë zgjedhje partiake pasi nuk ka alternativë se çfarë do të zgjedhë.
Debati:
Kapexhiu: Presidenti bëri një gjë të mrekullueshme për të shmangur konfliktin, tha se data 30 nuk është, atëhere përse po ngul këmbë. Këto po bëjnë zgjedhje partiake. Atëherë do votojnë, por për kë do të zgjedhin.
Opozita u tërhoq vet, e ka bërë një gabim, tani hajde të ulen ta zgjidhin situatën.
Unë para disa muajsh në artin tim , kam bërë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën duke djegur mandatet.
Duhet ta kisha bërë më përpara, me këtë parlament mandatet duhet të digjeshin më përpara.
Iva Tiço: Sistemi ndërrohet te kutia e votime, ky parlament është parlament i zfgjedhur-Diktatura në fund fare është pastruar me votë të lirë. Mua më duket shumë normale që njerëzit të shkojnë të votojnë.
Kapexhiu: Ty të dua shumë po më dukesh si Spiropali, fillon dhe s’mbaron.
Tiço: Kurse edhe ti më dukesh mua si Lulzim Basha.

COMMENTS