“Ka ikur koha e Arditit”, moderatori shqiptar shpërthen ndaj Gjebreas: Vetëm ky vlen?!

“Ka ikur koha e Arditit”, moderatori  shqiptar shpërthen ndaj Gjebreas: Vetëm ky vlen?!

Moderatori i njohur shqiptar Ardit Roshi ishte i ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’.

Ai ka folur për emisionin ‘You and me’ që drejton në NRG Radio me Julka Gramon.

Ndër të tjera Roshi ka komentuar edhe gjendjen aktuale të televizionit dhe programacioneve në Shqipëri.

Sipas tij, koha e festivaleve ka mbaruar, duke veçuar atë të fundvitit në RTSH.

Ndërsa për ‘Kënga Magjike’, u shpreh se nuk duhet të vazhdojë të moderohet nga Ardit Gjebrea.

‘Unë vazhdoj të jem i bindur që ka mbaruar, hiq festivalin e madh të RTSH-së.

‘Këngën Magjike’, nuk mendoj që Arditi duhet të vazhdojë ta bëjë më.

Unë personalisht kam të paktën 6 vite që nuk e shoh më.

Mendoj që një festival duhet, por nuk mendoj që rruga e duhur është ajo që ka zgjedhur Ardit Gjebrea’, tha moderatori.

COMMENTS