Jorgaq Kaçani, ose “GAQI”, ka fshehur vitet e qëndrimit jashtë shtetit, ILDKP i zhduk deklaratën e pasurisë

Jorgaq Kaçani, ose “GAQI”, ka fshehur vitet e qëndrimit jashtë shtetit, ILDKP i zhduk deklaratën e pasurisë

Redaksia “PAMFLETI”, do vazhdojë të publikojë, të dhënat e investigimit që ka kryer, për çdo zyrtar të arsimit të lartë, për t’i treguar studentëve, shoqërisë, strukturave të “Veting”-ut, drejtësisë së re që po instalohet nga SHBA-BE dhe kupolës së qeverisë e politikës aktuale, të cilat nuk veprojnë për ta pastruar llumin, mbasi të lidhur familjarisht, hajdutërisht e kurvërisht, me trupën pedagogjike, administratën e universiteteve, ku kanë të punësuar veten, gratë, bashkëshortët, fëmijët, ortakët e bizneseve, dhëndurët e nuset, militantët e partive dhe dashnoret

Sa më thellë të futesh në “gropën e zezë”, të figurës dhe veprimtarisë së rektorëve, dekanëve, shefave të departamenteve e profesorëve të mirënjohur të Universiteteve shtetërore, aq më shumë abuzime e peversitete zbulon.

Ne do vazhdojmë, publikimin e zullumeve të tyre, paçka se pas publikimeve që kemi bërë, për pasuritë e dy rektorëve, na janë bërë “kujtesa”, për t’i hequr, nga ish-zyrtarë të lartë në pushtetet e PD, PS e LSI, të lidhur me krimin në hipoteka dhe fshehjen e ndërtimeve pa leje, por edhe të kapur me kobure në brez, në përleshje bandash në Elbasan, apo të tjerë sahanlëpirës, që marrin projekte miliona lekë nga ministrat e Ramës, duke përdorur motrat, kunatat dhe mbesat e tyre.

Skandali që po publikojmë sot, ka lidhje me Jorgaq Kaçanin, “prototipin” e mediokritetit, skuthit, falsfikatorit, shkatërruesit të universitetit, njeriut me 12 paga mujore e pasuri përrallore dhe, ekzemplarit të korrupsionit në Arsimin të Lartë, sidomos me doktoraturat, diplomimet, pagesat e studentëve dhe qiratë e objekteve, gjatë sundimit si Rektor i Universitetit Politiknik-Tiranë. .

Prej 32 muajsh, si Dekan i Inxhinierisë Mekanike, Jorgaq Kaçani, nuk u ka bërë të ditur studentëve e kolegëve, se çfarë “rrethanash të sikletëshme” e kanë detyruar, të ndërrojë emrin nga “GAQI”, në “JORGAQ”.

Së dyti, nuk e dimë se si ka ndodhur e kush ka ndërhyrë, apo çfarë lidhjesh ka me shefat e ILKDP, por interesimit të “PAMFLETI” në ILDKP, iu përgjigjën me “çudinë”, se është zhdukur dosja, me vetë-deklarimin e pasurisë përallore, që “GAQI” Jorgaq Kaçani, ka grumbulluar vetëm me pagat mujore, si pedagog, dekan e rektor.

Së treti, “GAQI” Jorgaq Kaçani, duhet të përballet me drejtësinë, sepse ka mashtruar institucionet shtetërore, lidhur me vetë-deklarimin e të dhënave personale, në kuadër të ligjit për dekriminalzimin, duke fshehur faktin, që për disa disa vite (periodikisht), ka qenë me qëndrim, jetesë e studime jashtë Shqipërisë, por nuk i ka deklaruar në formularin ligjor, mbasi ka “disa siklete”, që SHISH i di shumë mirë.

Por, të dhënat që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizmit, “GAQI” Jorgaq Kaçani, i ka paraqitur me data, vite e shtete ku ka qenë, për të marrë grada shkencore, poste drejtuese në universitete dhe vende pune e shpërblime, në institucione e borde shteti, por dhe në qendra shkencore jashtë Shqipërisë, ku është paraqitur, si “poli-shkencëtar”

Dekan “GAQI” Jorgaq Kaçani, ka mashtruar shtetin dhe institucionet e “Veting”-ut, duke deklaruar, se nuk ka jetuar më shumë se 1 muaj jashtë territorit të Shqipërisë, ndërkohë, sipas “CV” së tij me të cilën është bërë rektor dhe tashmë dekan e anëtar bordi në 11 vende pune, deklaron vetë, se ka qenë në disa shtete.

Kujtojmë, që Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për çdo deklarim të rremë, ose fshehje e dhënave personale, detyron titullarët e institucionit, në rastin konkret, Rektorin Andrea Maliqari të Universitetit Politeknik dhe Ministren Lindita Nikolla, ta pezullojnë nga detyra si “Dekan” e ta çojnë për ndjekje penale, ku sipas Nenit 90, të Kodit Penal, përcaktohet dënim me 3-7 vite burgim. /Pamfleti

Ja 13 rastet, vitet dhe shtetet, ku ka qëndruar “GAQI” Jorgaq Kaçani

Studime në “Politecnico di Torino”- Itali (viti1990).
Studime në “University of Maine”-SHBA (viti 1993-1994).
Studime në “Universiteti Staffordshire”-Angli (Viti 1995-1997).
Studime në “Instituti Saldimit e Cilësisë”-Portugali (viti 1996).
Studime në “Universiteti Siegenti”-Gjermani (Viti 1998-1999).
Studime në “Instituti Materialeve”-Paris (Viti 2000).
Studime në “Universiteti Patras”-Greqi (Viti 2001).
Studime në “NTUA”-Greqi (Viti 2002).
Studime në “Universiteti Mie”-Japoni (Viti 2004).
Studime në “Politecnico di Bari”- Itali (Vitet 2004-2006).
Stduime në “DCU”-Irlandë (Viti 2006).
Studime në “Universiteti Selanikut”-Greqi (Viti 2007).
Studime në “Universiteti Metz”-Francë (Viti 2007).

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat