“Jemi zënë dhe kemi qarë!” Rozana Radi i thotë disa të vërteta për ditëlindje Fiorit që nuk i priste askush

“Jemi zënë dhe kemi qarë!” Rozana Radi i thotë disa të vërteta për ditëlindje Fiorit që nuk i priste askush

Rozana Radi ka uruar sot miken dhe kolegen e saj Fiori Dardha me rastin e ditëlindjes.Moderatorja tha disa të vërteta në lidhje me marrëdhënien e tyre në një postim mjaft të sinqertë në Instagram.

Po themi të sinqertë pasi jo çdokush mund të ndajë zënkat, trishtimet që ka pasur me miken në publik.Rozana tregon se ka qenë e vështirë për të dyja të arrijnë aty ku janë sot, megjithatë ajo që mund të bëjnë është të ecin përpara me një buzëqeshje të madhe.

Ajo nuk përjashton mundësinë që me kalimin e kohës të bëjnë edhe ndonjë botoks në rast nevoje, pse jo!

Ja statusi i plotë i Rozanës:

Ka qenë e veshtirë të arrimë deri këtu, kemi kaluar shumë vështirësi por në fund ja kemi dalë, jemi rritur bashkë, jemi zënë kemi qeshur kemi qarë. Sot pas 2 dekadash jemi përsëri në këmbë duke trokitur gotat në ditën e lindjes tënde.

Sot më the :

– Iku jeta u plakëm!!!!! ( këtë e the për vete se unë mbahem ende —-)

Nuk e di nëse do të bëjmë ndonjë botox një ditë në fytyrë, di vetëm të të them që jemi lodhur shumë për të patur atë rrudhë dhe do falenderojme Zotin që na jep mundësinë ta jetojmë jetën! Nëpër filma në këtë situatë personazhi kryesor vendos ose të vazhdojë përpara ose të kthehet pas, por ky që jetojmë është realitet dhe mundemi vetëm të vazhdojme përpara ndaj bëje me një buzëqeshje të madhe. Gëzuar diten e lindjes @fioridardha

COMMENTS