Jari ka Ditlindjen: Ja urimet më pikante që ka marrë!

Jari ka Ditlindjen: Ja urimet më pikante që ka marrë!

Sot kam ditlindjen dhe do të ndaj me ju disa nga urimet më pikante që kam marrë nga personalitete poltike, por dhe demokratë të thjeshtë.

Sali Berisha: Gëzuar Ditlindjen dhe mos u dorëzo. Në moshën tënde mua më përmbysën me armë në ’97-tën dhe u riktheva përsëri. Duhet me qëndrue!

Lulzim Basha: Gëzuar Ditlindjen zoti President i Këshillit Kombëtar të PD. Qënia juaj në krye të Këshillit Kombëtar më jep siguri se gjithë vendimet tuaja që më diktoni mua, janë të drejta dhe unë i zbatoj pa hezitim.

Kështu ka qenë vendimi juaj për bojkotin, për diegien e mandateve dhe për rikthimin në tryezë të bisedimeve. Ju jeni siguria ime. Edhe 100!

Ilir Meta: Gëzuar zoti President dhe të siguroj se këtë karrige unë mund t’ia jap vetëm atij që ma ka liruar po kurrë Edi Ramës. Kam dëgjuar plot armiq tanë që thonë se unë jam katandisur më keq se ty si President. Kjo është ligësi e tyre. E vërteta është e qartë që ti ke qenë më i mirë se mua.

Edi Rama: Gëzuar dhe të kërkoj ndjesë kur më dukeshe ndonjëherë budalla. Nuk kisha parë gjë akoma!

Qim Peka: Gëzuar zoti President. Familja jonë gjitnjë ka qenë e lidhur me Presidentin. Vëllai im të këshilloi ty, kurse unë Ilir Metën. Mendoj se ju nuk jeni xheloz për përparimet e pasardhësve, as ti, as vëllai im.

Një demokrate e thjeshtë:

Qielli me re,

deti me vaporë,

Sot Jari ynë,

shkëlqen si metorë.

Rrugët me makina,

Fushat nxijnë nga bari

Malet po oshtijnë

Ka ditlindjen Jari!

Duke i përshëndetur gjithë ata që më kanë uruar, po ju përshendes dhe unë me këtë urim:

Në këtë ditlindje

S’di ç’tu them më parë

Vjersha dhe urime

Përherë me ju kam ndarë

Po nga zemra ime

Sot del një urim

Jetë të gjatë Doktorit

Marrtë nga ymri tim!

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat