Jari i kërkon presidentit Macron të ndërrojë ambasadoren në Tiranë

Jari i kërkon presidentit Macron të ndërrojë ambasadoren në Tiranë

Pas polemikave në shtyp të ambasadores së Francës në Shqipëri, me zyrën e presidentit Meta, Jari vendosi të ndërhyjë në debat, duke i kërkuar presidentit Macron ta ndryshojë ambasadoren në Shqipëri, pasi ajo po e tradhton linjën e presidentit:

“I dashur president Macron!

Po të shkruaj si ish- kolegu juaj.

Posti i një ambasadori është shumë i rëndësishëm, pasi ai përfaqëson presidentin në vendin ku shkon.

Kur isha president, e ndjeja shumë përgjegjësinë e këtij akti dhe qyshkurse socialistët erdhën në pushtet, i rrallova shumë emërimet e ambasadorëve.

Biles në një rast nuk emërova as një të partisë sime, vetëm pse ma propozoi partia tjeër.

Ti them këto, për shkak se pashë sot qëndrimet e ambasadores suaj në Shqipëri.

Ajo ka takuar presidentin tonë, dhe i kërkon t’i vërë atij në dyshim dekretet, duke ja interpretuar Komisioni i Venecias.

Kjo është shumë e rëndë, pasi presidenti Meta dhe unë personalisht, jemi të vetmit shqiptarë që kemi mbështetur vendimin tuaj për mos hapjen e negociatave.

Pamvarësisht se ti e ke maskuar vendimin tënd me vizionin tënd për Europën, ne e kemi thënë troç se nuk e meritonim.

Tani, ambasadorja juaj, kaq nder duhet të na e dijë, se ne u kemi mbështetur kur t’u vërsul kundër gjithë Europa dhe bota.

Vetëm unë dhe Ilir Meta ishim me ty.

Tani që Ilir Metës i është vërsulur kundër gjithë bota, ti të paktën duhet t’i dalësh në krah.

Në fund dua të sugjeroj si ish- koleg, që të hetosh dhe ndonjë lidhje korruptive, ose erotike të ambasadores në Tiranë, pasi çdo ambasador i Perëndimit që vjen këtu Edi Rama i ofron një çek dhe një të dashur.

Kemi dhe video për disa, por po presim t’i nxjerrim pak më vonë, por e ke muhabet të sigurtë.

Për këtë tënden nuk kemi ndonjë gjë konkrete, por fakti që po mbështet Ramën, duhet të ketë diçka.

I yti, Jari!”

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat