Ja si djegia e mandateve dhe bojkoti fundosën dyshen revolucionare Meta-Berisha: Pas 30 qershorit dalin jashtë loj

Ja si djegia e mandateve dhe bojkoti fundosën dyshen revolucionare Meta-Berisha: Pas 30 qershorit dalin jashtë loj

Zgjedhjet e 30 qershorit rrezikojnë të sjellin fundin politik të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Edhe 4 ditë na ndajnë nga ky proces, i cili do mbetet gjatë në histori. PD dhe LSI po bëjnë gjithçka për të ndalur procesin, ndërsa palë me ta është bërë dhe presidenti. Po përse po bëhet kjo luftë kaq e madhe? Pse Ilir Meta po bën luftë më të fortë se Basha? Përveç reformës në drejtësi, ka një sërë elementësh të tjerë që kanë detyruar Berishën dhe Metën që të shtyjnë vendin drejt përplasjes civile. Të dy e dinë se pas 30 qershorit, roli i tyre në politikë do zbehet. Por si do ndodhë kjo? Momentalisht PD dhe LSI i kanë djegur mandatet dhe qëllimi i tyre ishte rrëzimi i Ramës dhe bllokimi i zgjedhjeve. Deri më tani asnjë nga këto nuk është arritur dhe sigurisht që një gjë e tillë krijon kosto. Por më e dëmtuar në këtë mes del LSI. Kjo e fundit ka militantë vetëm në 7 apo 8 bashki të drejtuara prej saj. Pas 30 qershorit këto bashki do i marrë PS me shumë gjasë dhe Rama e ka dhënë sinjalin se nuk do shkarkojë njerëz nga puna, përveç atyre që shkelin ligjin. Por tradita ka treguar se militantët e LSI sapo u është garantuar vendi i punës kanë kaluar me PS. Kjo do të thotë se LSI mund të mos ketë asnjë mbështetës pas 30 qershorit. Nga ana tjetër, nëse kryeministri nuk e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, deri në vitin 2021 LSI rrezikon të shkrihet si parti, ose do ketë si anëtarë vetëm ish-deputetët dhe familjet e tyre. Por nga ana tjetër, PS ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës. Në korrik apo gusht mund të vuloset fati i tij dhe nëse Kushtetuesja e shkarkon, atëherë kjo mund të shënojë fundin e Ilir Metës. Duke qenë se LSI e ka humbur elektoratin, rikthimi i tij në politikë në 2021 do jetë mjaft i vështirë. Nga ana tjetër në hall është dhe Berisha. Ky i fundit e di se duke pritur zgjedhjet e 2021 nuk i shkon për shtat që të garojë më. Pra mund të thuhet se me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, Berisha firmosi largimin nga politika. Ndërkohë LSI firmosi shkrirjen e saj.

Roli i ndërkombëtarëve

Kur Basha deklaroi se do digjen mandatet, në korridoret e politikës flitej se kjo ishte një tjetër strategji për të goditur LSI. Në 2017 Rama-Basha nuk lejuan avancimin e LSI. Kjo parti rrezikonte të merrte mbi 30 deputetë, por nga pakti i 17 majit nuk u lejua diçka e tillë. Por dhe zhvillimet e kohëve të fundit dyshohet se kanë të bëjnë pikërisht me zhdukjen e kësaj partie. Përmes djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, Basha “hoqi qafe” Berishën. Kur ishin në Parlament ky i fundit e kishte nën kontroll, por tani kontrolli ka rënë, pasi e di se duke u larguar Basha, PD shkrihet. Nga ana tjetër, me djegien e mandateve PD futi në “kurth” LSI. Basha nuk ishte konsultuar me Kryemadhin dhe kjo e fundit u detyrua ta ndjekë pas. Por kulmi duket se arriti me Ilir Metën, i cili flitet se ra në grackë. Sipas burimeve, Meta pati disa takime me Bashën dhe ishte ky i fundit që i kërkoi të shtynte zgjedhjet. Ai e bëri, por me këtë lëvizje firmoi shkarkimin e tij. Por në lojë duket se janë dhe ndërkombëtarët. Të gjithë njëzëri kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor dhe qeveria të vijojë detyrën deri në vitin 2021. Madje madje, flitet se kanë nisur negociatat për një tjetër pakt Rama-Basha pas 30 qershorit, pa Metën dhe Berishën. Në radhët e PS dhe PD flitet se gjithë kjo mund të ketë qenë një lojë e ndërkombëtarëve për të eliminuar Metën e Berishën, të cilët dominojnë prej 30 vitesh politikën. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por sigurt është se pas 30 qershorit, do ketë zhvillime shumë të forta në vend dhe më e rrezikuar është LSI.

Kliti Topalli

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat