google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Ja “peshqit e mëdhenj” të drejtësisë që nuk po dalin para Vetingut! Pse po lihen të bëjnë kërdinë me “çekiçin e korrupsionit”?!

Ja “peshqit e mëdhenj” të drejtësisë që nuk po dalin para Vetingut! Pse po lihen të bëjnë kërdinë me “çekiçin e korrupsionit”?!

Shtohen dyshimet rreth veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të Vetingut. Fakti i konfirmimit në detyrë të Donika Prelës dhe shkarkimi nga Kolegji i Apelimit të disa subjekteve që ishin lënë në detyrë nga KPK, ka cenuar besimin tek ky institucion.

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përveç Bashkim Dedes që u shkarkua më pas nga Kolegji i Apelimit, ka konfirmuar në detyrë gjashtë gjyqtarë dhe prokurorë, për të cilët Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar që të shkarkohen nga detyra. Mes tyre është edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili edhe pse kishte probleme të rënda me pasurinë, u konfirmua në detyrë nga KPK.

Për këtë arsye, përfaqësuesit e SHBA-BE në ONM u detyruan të bënin një raport-rekomandim, duke deklaruar se Zaganjori duhej të shkarkohej nga detyra. Gjithashtu, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të një grupi tjetër gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga KPK.

Tashmë dyshimet konsistojnë tek shtyrja e daljes para Vetingut të ‘peshqve të mëdhenj’ të drejtësisë, edhe pse emrat e tyre janë përzgjedhur prej disa muajsh me anë të shortit për t’ju nënshtruar kontrollit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Disa prej tyre janë përzgjedhur me short prej më shumë se një viti.

Çdo javë dalin para Vetingut prokurorë dhe gjyqtarë që janë përzgjedhur më vonë me short, ndërsa ‘peshqit’ e mëdhenj vazhdojnë të marrin vendime duke thelluar koston e padrejtësisë për qytetarët. Bëhet fjalë për një grup subjektesh që nuk kanë asnjë shans të kalojnë procesin e Vetingut, por po shfrytëzojnë këto janë dhe muaj duke bërë kërdinë me çekiçin e drejtësisë.

Gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i kapur duke pastruar para, është përzgjedhur me short për t’ju nënshtruar Vetingut që në 17 shtator të vitit 2018, por ende nuk ka dalë para Komisionit të Vetingut për të dhënë llogari se si e ka krijuar pasurinë përrallore.

Malaj vazhdon të marrë vendime me çekiçin e tij në emër të Republikës së Shqipërisë. Dy gjyqtarë të tjerë, simbol për pasuri të dyshimtë, Gjin Gjoni dhe Fatmira Hajdari, kjo e fundit ka edhe një pallat, janë përzgjedhur me short që më 15 nëntor 2018, por nuk po dalin para Vetingut për të dhënë llogari se si e kanë krijuar pasurinë.

Gjin Gjoni ka marrë një leje prindërore dhe ia ka mbathur në Gjermani, por Fatmira Hajdari vijon të marrë vendime, pa u certifikuar nga Vetingut nëse meriton apo jo të shërbejë në sistem./Pamflet/

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs