Ish-qeveria e tmerrit pafund të qytetarëve, sot “vajton” me gëzim… fundin e tmerrit të tyre!

Ish-qeveria e tmerrit pafund të qytetarëve, sot “vajton” me gëzim… fundin e tmerrit të tyre!

Nga Anri Bala

Qytetari im, mundohem të të kuptoj, se e ke një hall ndoshta të madh, që vetëm ti dhe ato që e kanë provuar e dinë… por në do të më besosh, je në rrugë të gabuar! E vërtetë është, se unë nuk të zgjidh dot hall, e as të mbështes dot fizikisht, por ama t’i duhet të largohesh menjëherë, nga të gjithë ato monstra të dala nga mitra e ndyrë e politikës shqiptare, që pjell vetëm këlysha kurve, e që të sillen vërdallë poshtërsisht, për të të hedhur trutë e gomarit… se janë aty për të të ndihmuar.

Atyre as që u bie ndërmend për ty, e aq më pak për familjen tënde, prindërit e fëmijët e tu. Madje në do ta dish, ata ju nënqeshin e përbuzin, sa herë ju rrahin shpatullat! E t’i s’ke nga ta dish, as që mund ta përfytyrosh, se ekzistojnë qenie kaq të poshtra mes të gjallëve në këtë planet, sa mund të tallen kaq mizorisht për hallin që të ka rënë! Ata as që mendojnë për të ardhmen tënde, e as të fëmijëve të tu… por për të tyren, për një karrige tjetër, ku përsëri shpresojnë se do tallen si gjithmonë, me ju votuesit hallexhinj, që prisni çdo ditë zemërthyer e me sy nga qelli: Në ka Zot, të na ndihmoi!

E teksa ti humb besimin në Zot dhe tek vetja, kthen shpresën tek ata, që të duan duke të të përdorur e duke të shtrydhur edhe pikën e fundit të gjakut! Ata nuk kanë asnjë lidhje me ty, sepse nuk janë sëra jote, por shtyjnë kohën me shpresën, se do të kalojnë ditë, edhe ato me sy nga qelli, duke u lutur: O Zot na ndihmo, duke i çmendur këto njerëz nga dhimbja dhe halli që kanë, që të zgjidhësh hallin tonë… kthimin e karriges që pjellë flori… pushtetin.

Ata nuk shkojnë në shtëpi si ti, të trembur dhe të friksuar për vete dhe fëmijët e tyre, por shpresëplotë se ju do gaboni, si viktima të hershme të tyre dhe do paguani si sot, kur pas hekurave mbeti dikush. Si sot, kur palaçot presin duke fluturuar frikshëm rreth jush, tamam si orlat, duke ju konsideruar si qenie të plagosura, që mund të bëni gjithçka për të shpëtuar, deri në sakrificë, e kështu do ktheheni në një ushqim i dëshiruar për ta!

Ata presin, sepse kanë kohë, e nuk kanë asnjë hall… veç vila, pallate, makina të fundit, fëmijë të mirëushqyer dhe dendur me para të padjersitjes… që shkollohen nëpër universitetet më të shtrenjta të botës, e që vlejnë shumë më pak se ju, por i shesin shtrenjtë nëpër ekrane si gjeni, ndërkohë që janë pjella më e shëmtuar se etërit e tyre, që poshtërsitë e bëra në kurrizin tuaj i kanë mësim, e tani po i zbatojnë më së miri, sepse janë pjellë hibride… palaçosh. Me ndihmën tuaj, kërkojnë t’i ruajnë gjithë këto “të këqija”, deri në vdekje, e pse jo, duke flijuar edhe ndonjë nga radhët tuaja, sepse halli i tyre nuk është hall i vogël!

Ju duhet ta kuptoni se jeni të pafajshëm për çfarë keni bërë, ndaj nuk u duhet yshtja e askujt! Madje mos e mallkoni veten, fëmijët e prindërit për sa keni bërë… kur fajtorët i keni aty, përpara jush, mes jush, duke qarë me lot gëzimi, që i hedhin “përpjetë” si shatërvan, për të zezën që u ka gjetur, prej pabesisë së babëzisë së tyre.

Askush nuk mund t’iu bëjë fajtor, se përse ndërtuat me leje apo pa leje, përderisa ju lejuan për të krijuar një jetë dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, por askush nuk ua fal “verbërinë” dhe përdorimin. Dikush duhet të përgjigjet, por edhe nëse nuk përgjigjet, ju nuk mund të bëni sikur nuk shikoni, kur ai, fajtori, bënë gardianin, kur ka qenë ekzekutori i dënimit tuaj!

U kënaqën boll me ju: Ju lyen, ju lanë e ju shpëlanë, e tani po ju qajnë… me gëzim. Sot, ata qajnë të gëzuar fundin e tmerrit tuaj, pasi u tallën duke ju gënjyer, trembur, premtuar e kërcënuar, duke ju mbajtur nën thundrën e një tmerri pafund. Ku ishin këto dje, pardje, parsidje, në vitet e arta të pushtetit, që nuk ju a hoqën tmerrin e pritjes dhe të pasigurisë, duke ju a “ligjëruar” banesat, e gjithçka kishit tuajën…me djersën e ballit.

Aty ishin, por kurrë nuk e bënë, sepse i kishin bërë llogaritë mirë: Sa ishin në pushtet, u duhej heshtja juaj, duke ju kërcënuar me fadroma e traktor. Pas humbjes së pushtetit, duke qarë me “dhimshuri” për ju, viktimat e tyre, që tani jeni po me ata… sepse tmerri mbaroj keq e mos më keq, përsëri ju duheni edhe më shumë.

Nuk i keni parë si lehin e hanë për gjoja “shtëpitë e ligjshme, pasuritë e ligjshme, konventa ndërkombëtare, e drejta qytetare”?! Por kur ishte kështu, përse ju lanë të paligjshëm, pa asnjë letër… për t’iu dërguar në gijotinën e ngritur nga ata, sapo kishin ardhur në pushtetin e vitit 2006?!

Ndaj qytetari im hallexhi, mos u përdor nga ata që të kanë bërë gjëmën, duke qenë herë hjeksa, herë vrasës, herë gjyqtarë e herë piranja… e kurrë soj i yt. Ata janë një tufë banditësh, që gjuajnë halle njerëzore, për t’i kthyer në gëzime të tyre. Ata janë një tufë banditësh, që ju mbajtën në një tmerr pa fund, për dorën tuaj tek kutia dhe sot, gëzojnë për fundin e tmerrit tuaj, duke shpresuar se dora nuk do ngatërroi kuti… pa e kuptuar se janë vonë.

Ndaj shtrëngoni grushtet e kërcisni dhëmbët, e lëshojani të parit që pikasni përballë, e me të njëjtin grusht, të gjakosur nga hundë e buzë të sojit më të shkërdhyer, godisni padrejtësinë… e do të shihni si do të dridhen e lebetiten të frikësuar minjtë e kanaleve, sapo ta kuptojnë se ju kësaj here nuk talleni, e duhet t’iu marrin seriozisht.

Largojuni përsëritjes të së keqes, duke zgjedhur të keqen më të vogël, larg mashtruesave dhe ish-xhelatëve të “vrerosur”, nga halli juaj!/Ekskluzive.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0