I biri i Rustem Gjatës i jep “pafajësin” Metës dhe flet përçartë: Komisioni i shkarkimit i përbërë nga k.riminelë

I biri i Rustem Gjatës i jep “pafajësin” Metës dhe flet  përçartë: Komisioni i shkarkimit i përbërë nga k.riminelë

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediet tha se anëtarët kryesor të Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës janë të personazhet e dosjeve “184” dhe “339” , të dyshuar për vjedhje votash dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Sipas Gjatës, qëllimi është që të mbulohen skandalet e qeverisë.

“Aktorët kryesorë të komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës, janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunimit me krimin e organizuar, të cilët do të duhej të hetoheshin vetë nga drejtësia. Qëllimi është të mbulohen skandalet e qeverisë. Ilir Ndrazhi krahu politik i bandës së Abdylajve, Ulsi Manja i dosjes ‘184’, Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i bandës së Shullazit, Luan Harusha, përfaqësuesi i bandës së Bajrajve, Damian Gjiknuri, i cili falsifikoi dokumente zyrtarë të qeverisë amerikane për llogari të Edi Ramës”, tha Gjata.

Deklarata e plotë

Sot denoncojmë një skandal tjetër të Edi Ramës, i cili nuk është se ka filluar sot, por si ai keqbërësi, krimineli, që kapet gjithmonë në krim, kërkon të mbulojë një zullum me një zullum tjetër, kërkon të mbulojë një krim me një krim tjetër.

Kjo e radhës është Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ky zullum i ri i Edi Ramës nuk është thjeshtë për çështjen e Presidentit të Republikës, por bëhet për disa shkaqe. E para, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e panumërta, për të mbuluar skandalin me skandal, sepse ai nuk del dot nga ajo vorbull ku ka hyrë. I dyti synim që kërkon Edi Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo lloj institucioni, çdo individ që punon në administratë, çdo personalitet, që të mos guxojë t’i dalë kundër qeverisë, pasi kjo e pret.

Dhe mbi të gjitha, skandali qëndron tek vetë përbërja e Komisionit Hetimor, pra tek ata deputetë që do të vendosin shkarkimin e presidentit të republikës. Përpara se të ndodhë kjo, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se kush do ta hetojë presidentin e republikës. Do ta hetojë Ilir Ndrazhi, i cili është përfaqësuesi politik ose krahu politik i bandës së Abdylajve, të cilin Abdylajt e kishin vënë në listë, me numër rendor, dhe i premtonin se do fitonin edhe 10 me 0 madje dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do të votojë shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kush është kryetari i Komisionit Hetimor?

Ulsi Manja i dosjes ‘184’, që Zoti e ruajtë me ç’kanë dalë nga përgjimet e Bild-it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh, me drejtorë arsimorë, e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Për Presidentin e Republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se “po na bëjnë hetime” dhe i kërkonte që të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për Presidentin e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit. Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësuesi i bBandës së Bajrajve, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikuar dokumente zyrtare të qeverisë amerikane.

Pra, aktorët kryesorë të këtij komisioni janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të blerjes së zgjedhjeve apo të lidhjes dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Ulsi Manja do të hetojë Presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo.

Po pse nuk e heton dikush Ulsi Manjën për atë çfarë ka bërë në Dibër, që kanë dalë përgjimet në “Bild”?

Pra, e gjithë bota e ka dëgjuar, e ka parë me zë dhe me figurë Ulsi Manjën se si shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.

Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja por i hetuar nga prokuroria. Ai duhet të ishte në burg për një krim që e panë të gjithë shqiptarët me zë dhe me figurë.

Shqiptarët nuk mund të gënjehen sot me propagandë.

Edi Rama e ka të qartë se komisionet për shkarkimin e Presidentit janë një sajesë propagande dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e zgjedhjes, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit u shërben njerëzve, i shërben interesit publik, ndërsa votimet moniste të 30 qershorit siç shprehet edhe OSBE/ODIHR-i u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e qytetarëve.

Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush, por kemi një komision hetimor të mbushur me bashkëpunëtorë të krimit të organizuar që do të hetojë presidentin pse ka nxjerrë këtë dekret që është akoma në fuqi.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat