Hazbiu mallkon Doktorin dhe merr në mbrojte të çmendurit që sulmojnë opozitën

Hazbiu mallkon Doktorin dhe merr në mbrojte të çmendurit që sulmojnë opozitën

Pas sulmeve që opozita u bëri disa të çmendurëve që kanë sulmuar kohët e fundit figura që mbështesin opozitën, Hazbiu u xhindos shumë. Për më tepër, u mërzit shumë, kur mësoi nga Doktori se një i çmendur qenka vrarë në krye të detyrës, duke dashur të vrasë Doktorin. Këtu nuk duroi dot më dhe ju turr Doktorit:

“O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, të zënçin munxët dhe mallkimet e atij gjynahqari që i ka plas bomba në dorë, dhe t’u përvëloftë zemra si në kazan të serës.

O Doktor, ti që sulmon ata që janë frymëzuar nga thirrja jote për dhunë, t’u hapshin mishrat e shalëve nga të pëgërët, kur të të dalë në ëndërr, dhe u kalbsh në krevat me shalë hapur.

O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, të rëntë cunami tek vila në Lalëz e ty kyçtë dera e shtëpisë, që mos të kesh nga të dalësh.

O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, t’u thaftë gropa ku bën plazh në Lalëz dhe ngelç në llaftare bashkë me gjarpërinj.

O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, të ardhtë Erzeni në Lalëz e ta ndaftë vilën nga ajo e Ilir Metës, që të vdisni të dy, duke u përpjekur të kaloni lumin për tek njëri- tjetri.

O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, të ngeltë revolucioni në dorë të Aldo Bumçit, dhe ta bëftë gjyqin e dështimit Salianji.

O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, të plastë kapsolla në surrat, u qërrofsh dhe ëndërrofsh gjithë jetën si i ka bërë flokët Grida Dume.

O Doktor, ti që ke sulmuar disa nga të çmendurit që ke frymëzuar vetë për dhunë, të ardhtë Lefter Maliqi në qeli, dhe të lexoftë Kurbanin e Edi Ramës.”

COMMENTS