Greqia pas shumë debatesh pro Maqedonisë, nuk pengon anëtarësimin në NATO

Greqia pas shumë debatesh pro Maqedonisë, nuk pengon anëtarësimin në NATO

Parlamenti grek miratoi me 153 vota pro dhe 140 kundër protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pas miratimit në Parlament, Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Me këtë hyn në fuqi edhe Marrëveshja e Prespës. Pas ratifikimit të Protokollit nga Parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë 28 vendet anëtarë të NATO-s.

COMMENTS