google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Gjyla shkodrane, “që i merrte djemtë në qafë”!

Gjyla shkodrane, “që i merrte djemtë në qafë”!

Andreas Dushi

Një ndër gurët më të çmuar të këngës popullore shqiptare është ai i këngës qytetare shkodrane, e njohur dhe e kënduar në të gjitha trevat shqipfolëse. Fjala bie, nuk ka shqiptar që nuk njeh perla të tilla të muzikës si “Luleborë”, “Kaçurrelat” e të tjera.
Sikurse shihet, ndër këngët shkodrane ekzistojnë disa motive si ai i dashurisë dhe ai i natyrës. Këto modele, të cilët disa herë bashkohen duke krijuar krahasime, epitete e metafora muzikore, përbëjnë boshtin themelor të këngës qytetare shkodrane.

Shpeshherë, këngët i gjejmë të shkruara në vetën e dytë, por ku subjekti i saj i lihet në dorë këngëtarit. Pra, ai ia drejton këngën kujtdo që do, pasi aty nuk ka një emër të përveçëm personi të cilit i është shkruar kënga.

Një ndër përjashtimet e rralla e ndoshta i vetmi është ai i emrit Gjylë. Në visarin e këngës shkodrane, ka më shumë se një këngë që i drejtohet drejtë për drejte një vajze që quhet Gjylë. Gjyla është e bukur, mollë, i merr djemtë në qafë, i ka faqet e kuqe si shëlboja e të tjera.

Sipas këngëve, kjo vajzë ka tiparet e “vajzës së përsosur” së cilës, për nga pamja e jashtme nuk i mungon asgjë. Gjyla është shembulli i çdo vajze dhe ëndrra e çdo djali dhe si vajzat, ashtu edhe djemt janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të përvetsuar imazhin e saj.

Tekstshkruesit janë më të zotët. Me vargje ata e gdhendin Gjylën në kujtesën artistike të një qyteti dhe qyteti nuk resht asnjëherë së kënduari për bukurinë e saj për të cilën shpreson që mos t’i prishet asnjëherë.

Më poshtë mund të lexoni strofën e fundit të njërës prej këngëve që i kushtohet asaj e cila titullohet thjesht “Kanga e Gjyles”:

Oh! Ç’po shëtisim, kodër nëpër kodër,
Oh! Sa e bukur, kenka Gjyla e vogël,
Gjyle sa e bukur je.
Oh! Sa e bukur, kenka Gjyla e vogël,
Gjyle na more në qafë.

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs