Gjermania rrezikohet të bëhet “e sëmura e Europës”: Qeveria po mendon për t’u futur në borxh për të luftuar recesionin

Gjermania rrezikohet të bëhet “e sëmura e Europës”: Qeveria po mendon për t’u futur në borxh për të luftuar recesionin

Gjermania rrezikon dhe një herë tjetër që të bëhet “e sëmura e Europës”. Ajo që mund të duket si provokim, por që rezulton të jetë një profeci, paralajmërohet nga ekonomistët e Citigroup. Tani ekziston frika e të shkuarit nga “keq” në “shumë keq”. Sipas Der Spiegel, qeveria është e gatshme që të shtojë borxhin për të balancuar buxhetin në kushtet kur mund të ketë një përkeqësim të të ardhurave fiskale.

Qeveria e udhëhequr nga Angela Merkel ka synuar deri më tani për një rritje në 2020 idealisht në rikuperim prej 1 %, për të mos thënë edhe për më lart se kaq.

Për momentin në tryezë nuk ka një “plan Marshall” përr rritjen ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto gjerman në tremujorin e dytë të këtij viti është kontraktuar duke i hapur rrugën një recesioni teknik. Sipas Citigroup, në 10 vitet e fundit rritja ekonomike e Gjermanisë ka fshehur mangësi të theksuara sistemike dhe infrastrukturore, që dalin në pah në momentin kur zbret Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Recesioni teknik mund të bëhet kronik në një vend të dominuar nga eksporti i industrisë së manifakturës në kohë paqendrueshmërie të tregtisë botërore dhe kur ka një konkurrencë ekstreme si rrjedhojë e globalizimit.(scan)