Foto e Metës me Majkon/ Plasin të qeshurat në studio, Rama: Pandi brenda në kështjellë, unë luftoj nga jashtë

Foto e Metës me Majkon/ Plasin të qeshurat në studio, Rama: Pandi brenda në kështjellë, unë luftoj nga jashtë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat as në intervistën e dhënë këtë mbrëmje në “Real Story”.

Në fund të kësaj bisede, Sokol Balla, duke i shfaqur në ekranin e madhe foton e Ilir Metës dhe Luan Ramës në krah të Pandeli Majkos, e ka pyetur nëse u ndje i provokuar nga kjo foto e bërë gjatë një vizite në Kalabri.

“Është e vërtetë që Meta ju tha se nëse do kishit sjellë Pandeli Mjakon do e kisha pranuar dekretin e Sandër Lleshit? Se është një farë provokimi fotot e publikuara…”, ishte pyetja e Ballës.

“Jo s’është fare provokim…madje Majko më tha që duhej të shkonte në këtë vizitë me Presidentin, dhe më pyeti se çfarë mendoj, dhe i thash si mund ta vesh në diskutim këtë gjë, që natyrisht të shkonte, tek arbëreshët. Unë i dua të mirën vendit dhe procesit dhe natyrisht dhe presidentit”, tha Rama.

“Tani për batutë, e di që Pandi mund të mërzitet më këtë që po them tani, por në këtë foto ai duket se Hamza Kastrioti…”, u shpreh Balla.

“Kush është Hamzai, Luan Rama? Se Pani nuk ka shanse. Pandi është Moisi Golemi në këtë rast, ai është brenda në kështjellë ndërsa unë luftoj përreth”, u shpreh Rama me humor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0