“Filozofi” Fatos Lubonja: Dëmet i bëri Rama! Sulmon “live” inxhinieren Luljeta Bozo dhe jep paralajmërimin e fortë

“Filozofi” Fatos Lubonja: Dëmet i bëri Rama! Sulmon “live” inxhinieren Luljeta Bozo dhe jep paralajmërimin e fortë

Analisti Fatos Lubonja iu drejtua me një pyetje live inxhinieres Luljeta Bozo, që ka bërë bujë këto ditë me sqarimet për tërmetin dhe shembjen e shumë ndërtesave, se pse nuk e ka ngritur zërin më parë.

“Ajo që duhet të bënte, por që s’e bën dot, është të marrë përgjegjësi. Sot për herë të parë ne shohim specialistët që dalin e na shpjegojnë gjërat që ne i kemi ditur, siç ishte dhe Luljeta Bozo. Pyetja që ngre unë është “Pse nuk e ngritën zërin këta, nuk e shikonin më parë”?

Problemi është se ky nuk dëgjon fare, as specialistët. Këtu te ne është bërë një grumbullim këtu në Tiranë e Durrës dhe ngrij pallate që të pasurohen këta. Për mua Rama nuk pyet njeri, as specialistët, dhe sërish do na bëjë dëme të mëdhaja, siç kanë bërë paraardhësit e tij”, tha Lubonja.