Fenomeni që u bë shkas për “sherrin mes nuseve” të Sali Berishës dikur: Ambicia e vajzave të reja për t’u bërë dashnoret e burrave të martuar

Fenomeni që u bë shkas për “sherrin mes nuseve” të Sali Berishës dikur: Ambicia e vajzave të reja për t’u bërë dashnoret e burrave të martuar

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadija, para 3 vitesh ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social Facebook mbi fenomenin e vajzave të reja që lidhen me burra të martuar.

Mesazhi i Sadijes niset nga historia e saj personale, pasi dihet se marrëdhënia e saj përfundoi kur në mes hyri Armina Mevlani, e cila është tashmë e lidhur me djalin e Berishës. Në këtë shkrim Sadija i qan hallin Arminës duke thëhën se “burra të tillë zakonisht kanë 2, 3 ose më shumë vajza të reja në shërbimin e tyre dhe ndihen si mbretër të botës”.

Ajo qan dhe hallin e vet kur thotë “një grua e divorcuar gëzon një status tepër të ulët dhe konsiderohet si mall i përdorur”.

Statusi i plotë i Sadije Berishës:

Vajza adoleshente 19-vjeçare kanë “ambicie” të bëhen dashnore burrash të martuar me fëmijë dhe disa i nisin karrierat e tyre si “vajza apo gruaja tjetër” më e re se ajo. Ky është një problem trishtues dhe i përbashkët ndërmjet vajzave të reja në vende ish-komuniste si Shqipëria, Rumania etj.

Burra me para/ose pushtet shpesh përfitojnë nga vajza të reja që jetojnë në varfëri duke iu ofruar atyre një javë me udhëtime fundjave nëpër hotele luksi në vende të cilat ato mund t’i shohin vetëm nëpër filma ose t’i ëndërrojnë. Dhurata të shtrenjta, veshje stilistësh i bëjnë ato për t’u pasur zili nga ato që kanë “më pak fat” në lagjen e tyre. Fatkeqësisht ato e shohin veten madje si modele frymëzuese për vajzat e varfra që shpresojnë të njëjtën “jetë tradhtare” ku princi i martuar, që nget Mercedes-in e tij, i merr ato me vete në një jetë me bollëk shopingu, dhe para të pakufizuara për dashnoret adoleshente.

Kjo është “ambicia” më e varfër e vajzave të reja. Burra të tillë zakonisht kanë 2,3 ose më shumë vajza të reja në shërbimin e tyre dhe ndihen si mbretër të botës. Gratë zakonisht janë të detyruara ta pranojnë me dhimbje abuzimin/tradhtinë dhe të kujdesen për fëmijët që shpesh neglizhohen nga mungesa e një babai tepër të zënë. Gratë dhe fëmijët e tyre e vuajnë shpesh të gjithë këtë në heshtje duke qenë se divorci është rrallëherë një opsion për një grua shqiptare.

Një grua e divorcuar gëzon një status tepër të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” jo shumë e dëshirueshme në tregun e beqarëve në një botë të drejtuar nga burrat dhe nevojat e tyre egoiste. Unë e kuptoj se kur je i varfër bën atë që do të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk jam duke i gjykuar vajzat e reja të varfra në vendet ish-komuniste, unë isha me fat që nuk isha kurrë vajza e varfër që duhet të shisja veten ose të kisha ndonjë ambicie për të qenë dashnorja e re e ndonjë burri.

Por unë e kuptoj që varfëria mund të krijojë situata të tilla dhe disa prindër madje i inkurajojnë fëmijët e tyre me shpresën e një jete më të mirë. Unë shpresoj ta mësoj time bijë të vlerësojë veten, t’i vendosë ambiciet e saj shumë më larg se të qenit dashnorja e një burri të martuar më shpresën se ai ka shumë para e lidhje për të hapur dyert. Unë dua që ajo t’i hapë vetë dyert e saj. Të respektojë veten dhe gratë e tjera. Të jetë mjaftueshëm ambicioze për të qenë një model i mirë për vajzat e reja dhe t’i mësojë ato se si të arrijnë suksesin me forcat e tyre jo përmes dikujt tjetër në këmbim të seksit.

Zemra ime u përket atyre grave të negluzhiara dhe fëmijëve të tyre, të detyruar të jetojnë në burgun e një martese të abuzuar kështu. Kjo botë është krijuar nga një vëllazëri burrash.

Ky është bashkimi i femrave?

Përse gratë nuk i japin fund konkurrencës me njëra tjetrën dhe të qëndrojnë së bashku kundër abuzimit?

COMMENTS

WORDPRESS: 0