Është një nga njerëzit më të pasur në botë, ja si reagon Emina Çunmulaj kur sheh një çmim ‘të kripur’

Është një nga njerëzit më të pasur në botë, ja si reagon Emina Çunmulaj kur sheh një çmim ‘të kripur’

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagram ku qëndron gjithmonë në kontakt me fansat. Prej disa kohësh ajo po jeton në Shtetet e Bashkuara, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Megjithëse është gruaja e një milioneri, Emina ka treguar se pëlqen të bëjë një jetë sa më të thjeshtë. Madje, mendimin e saj për çmimet e kripura e ka ndarë në një postim në Instastory. Ajo ka publikuar çmimin e një çante, e cila kapte shifrën 62 mijë dollarë.

Modelja është shprehur për ndjekësit se ky çmim marramendës i duket budallallëk i madh. “Më fal, çfarë? 62.000 dollarë. Jo. Jam pro luksit dhe brendeve të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe ky këtu është budallallëk i hapur.”- ka shkruar Emina krahas postimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0