Ervin Salianji pas mesazheve erotike jep këshilla për familjen: Ndjej neveri për skandalet dhe favoret seksuale!

Ervin Salianji pas mesazheve erotike jep këshilla për familjen: Ndjej neveri për skandalet dhe favoret seksuale!

Ervin Salianji, që vetëm pak muaj më parë u bë personazh i një skandali seksual në ambientet e Kuvendit, bashkë me Grida Dumën, ka reaguar i revoltuar ndaj rastit të gjyqtarit të Fierit.

“Neveri! Prapë deklarata boshe në vënd të ndëshkimit të merituar!

Padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudonojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet që prandaj duhet reforma…..

Tre vjet që janë berë ndryshimet kushtetuese, disa jave qe eshte ngritur KLGj dhe sot në vend që të kishte ndëshkim për turperimin qe i ben shtetit nje gjyqtar qe merr para dhe favore ne kembim te drejtesise kemi prape fjale boshe me reforma e terr terr”, shkruan Salianji.

Nuk dihet pse në PD, gjithmonë dalin flasin njerëzit e gabuar për skandalet që ndodhin në vend.

Ndoshta duan të ‘lajnë duart’ nga skandalet e tyre të ngjashme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0