E turpshme/ Militanti katranjos, hiqet si i zgjedhur i studentëve për të nxitur protesta dhe rrëmujë

E turpshme/ Militanti katranjos, hiqet si i zgjedhur i studentëve për të nxitur protesta dhe rrëmujë

Vetëm një ditë pasi të rinj të lidhur me PD tentuan të gozhdojnë dyert e universiteteve për të mos lejuar studentët që të ndjekin procesin mësimor, opozita është vënë në aksion duke përdorur çdo kartë për të nxitur protesta dhe dhunë në vend.

Në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, disa militantë kanë filluar të hiqen si të zgjedhur të studentëve, me qëllim uzurpimin e lëvizjes studentore për qëllimet e tyre partiake.

Njëri prej tyre është Mirjam Aliaj, i regjistruar në degën e Inxhinjerisë Ekonomike, i cili ka frekuentuar shumë pak orë mësimore dhe ka mbyllur tre vitet e bachelorit me 13 lëndë të mbartura, si i ngelur apo për shkak të mos frekuentimit.

Aliaj prej disa ditësh paraqitet si përfaqësues i zgjedhur nga grupet studentore, ndonëse nuk është në asnjë grup.

Ai është në grup me një tjetër militant tepër aktiv të Partisë Demokratike, Andi Varrosin, 26 vjeç, që ka përfunduar ciklin e studimeve në Financë dhe aktualisht punon në një bankë të nivelit të dytë.

Megjithatë, kjo nuk e ka mbajtur larg angazhimeve partiake as Varrosin, i cili gjithashtu është vënë në aksion, për të marrë peng lëvizjen studentore me qëllim të vetëm krijimin e një vale tensioni në vend, nga e cila opozita shpreson të përfitojë politikisht.

Pavarësisht tentativave të përsëritura të Partisë Demokratike dhe LSI për të degraduar lëvizjen studentore në një “pengmarrje” kombëtare të rrugëve dhe institucioneve, procesi mësimor në universitetet shqiptare është duke u zhvilluar rregullisht që prej ditës së hënë, me të vetmet probleme të vogla të shkaktuara deri tani nga i ftohti, e jo nga protestat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0