E quajti ‘Besimi”: Aktorja e Hollivudit, Nicole Kidman ndan një foto të rrallë të vajzës së saj, me urimin e ëmbël të ditëlindjes (Foto)

E quajti ‘Besimi”: Aktorja e Hollivudit, Nicole Kidman ndan një foto të rrallë të vajzës së saj, me urimin e ëmbël të ditëlindjes (Foto)

Aktorja e njohur australiano –amerikane, Nicole Kidman ka ndarë si rrallë herë me fansat e saj në rrjetet sociale disa fotografi të vajzave të saj.

Nicole Kidman i trajtoi fansat me një pamje befasuese të vajzës së sa, pasi gjithmonë është treguar e rezervuar me fotot e vajzës së saj, Faith Margaret Kidman Urban, e cila e ka bërë 9-vjeç të shtunën e  28 dhjetorit.

Aktorja postoi fotot e ëmbla në Instagram-in e saj, së bashku me përshkrimin: Vajza jonë e vogël tani është 9 vjeç! Ne të duam aq shumë vajzë e çmuar. Gëzuar ditëlindjen Besim!”

Aktorja e Hollivudit ka zgjedhur për të uruar të bijën e saj, Faith, në ditëlindjen e nëntë të saj me një foto mjaft të ëmbël bardhë e zi kur ka qenë  më e vogël.

Krahas fotos që  aktorja ka publikuar, fansat, miqtë dhe kolegët e saj  kanë shkruar mijëra komente teksa i urojnë ditëlindjen vazjës së Kidman.

Një emër mjaft i çuditshëm, por për aktoren e njohur, emri “Besim” për të bijën ka qenë i vetmi që i ka pëlqyer më shumë.

Aktorja dhe burri i saj, Keith Urban, janë prindër të Besimit dhe një vajzë tjetër, 11-vjeçari Sunday Rose. Të dy prindërit, të cilët nisën të bashkëjetonin në vitin 2006, kanë treguar se dëshirojnë që t’i mbajnë vajzat e tyre larg vëmendjes së mediave  dhe fansave dhe rrallë herë ndajnë fotot e tyre në rrjetet sociale.

Burimi: abc