E gjithë lagjia pa drita… kurse në dupleksin e Bashës nuk mungon korrenti dhe kondicionerët të gjithë ndezur që pikojnë në çdo kat

E gjithë lagjia pa drita… kurse në dupleksin e Bashës nuk mungon korrenti dhe kondicionerët të gjithë ndezur që pikojnë në çdo kat

Kjo foto është bërë në rrugën “Dervish Hima”, pas stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. Është pallati, në dy katet e fundit të të cilit, banon kreu i PD Lulzim Basha.

Për shkak të problemeve me linjat e tensionit, në Tiranë këto ditë janë rikthyer problemet e furnizimit me energji elektrike.

Mes pallateve ku energjia është ndërprerë është edhe pallati në fjalë. Por… dupleksi i familjes Basha ndriçon.

Banorët e tjerë mund ta vuajnë mungesën e energjisë, por kjo kurrsesi nuk mund të shqetësojë kreun e opozitës Lulzim Basha.

Pas dy kateve dhe ashensorit privat, duket se ka zgjidhur për veten e tij edhe problemin e gjithë shqiptarëve.

Një copë Shqipëri ku diferenca mes klasës politike dhe popullit bëhet e qartë.

COMMENTS