ankara escort

google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Dosja e lobimit të PD-së: Prokuroria shqiptare u furnizua me prova nga FBI Ja sa vite b.urg rrezikon Basha!

Dosja e lobimit të PD-së: Prokuroria shqiptare u furnizua me prova nga FBI Ja sa vite b.urg rrezikon Basha!

Nga ELton Qyno

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi, duhen të merren të pandehur për finanncimin e dyshimte te perdorur per lobimin në SHBA.

Lideri i PD-s, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Konkretisht, nga dokumentat e dorezuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojne pagesa direkte nga ana e Partise Demokratike ne prag te zgjedhjeve te 2017 per 525.000 dollare. Partia Demokratike deklaroi ne Shqiperi veem 25 mije dollare, pra nuk njihet ende origjina e 500 mije dollareve qe dyshohet te jene para te pista.

Nje tjeter pagese, prej 150 mije dollaresh, eshte bere ne nje kompani lobimi ne SHBA per llogari te Partise Demokratike nga kompania guacke Biniatta Trade qe rezulton ne pronesi te dy qytetareve ruse misterioze.

Shqiptarja.com siguroi shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Kodi Penal
Neni 287
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë Kriminale”
ç)kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 190/3

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Prokuroria shqiptare u ndihmua nga FBI-ja

Një ndihmë të madhe për hetimin e çështjes së kontratave lobuese në SHBA të drejtuesve të Partisë Demokratike, prokuroria shqiptare ka marrë nga kolegët e saj amerikanë.

Pasi u publikua investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë, u nxitën tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive.

Prokuroria shqiptare nëpërmjet letër-porosive kërkoi ndihmë nga SHBA dhe Skocia nga ku përfitoi shumë informacione të vlefshme. Hetimet fillimisht nisën në SHBA nga FBI-ja nga ku mësohet se prokuroria shqiptare është furnizuar me informacione që kanë çuar në zbardhjen e skemës së përdorur dhe në grumbullimin e provave të vyera.

Dy kontratat në prag të fushatës

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Por dy vite pas këtyre kontratave, Lulzim Bashës, do i duhet të japë llogari në prokurori para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në qershor të 2019.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por 650.000 dollare prej këtyre pagesave nuk rezultojne te deklaruara në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total,shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ./Shqiptarja.com

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs