Dom Gjergj Meta jep mesazhin e fortë: “Nuk dua të shkoj në Europë nëse na vendosin këtë kusht”!

Dom Gjergj Meta jep mesazhin e fortë: “Nuk dua të shkoj në Europë nëse na vendosin këtë kusht”!

Në lidhje me debatin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ka reaguar edhe prifti, Dom Gjergj Meta.Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se nëse është e vërtetë që nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë ai nuk do të shkojë në Europë.

Më tej në mesazhin e tij ai shkruan se nëse atë nuk e pranojnë bashkë me fqinjin e tij që shkon në xhami, ai e refuzon ofertën dhe vazhdon jetën.

Kujtojmë këtu se vendi ynë njihet për tolerancën fetare dhe madje për këtë gjë është vlerësuar nga e gjithë bota.

E si përfundim mund të thuhet se Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh.

Postimi i plotë:

Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”

COMMENTS