Divorci më i bujshëm dhe më i shtrenjtë në botë?

Divorci më i bujshëm dhe më i shtrenjtë në botë?

Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos dhe novelistja MacKenzie Bezos kanë shpallur divorcin e tyre përmes një deklarate për shtyp ditën e sotme.

“Ashtu si familja dhe miqtë tanë të ngushtë e dinë, pas një një periudhe të gjatë kohe, unë dhe Mackenzie vendosëm të divorcoheshim dhe të vazhdojmë jetën tonë si miq,” shkruan Jeff në Tëitter.

“Nëse do e dinim që do ndaheshim pas 25 vitesh, do ishim lidhur gjithsesi,” shkruan ai.

Pasuria e Jeff Bezos arrin një vlerë prej 140 miliard dollarësh, sipas Forbes. Në deklaratë nuk thuhej se si do e ndanin pasurinë.

“Ne ndjehemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi ndjenjur me njëri-tjetrin për kaq shumë vite,” vazhdon deklarata.

“Kemi pasur një jetë të mrekullueshme si çift i martuar, dhe ne do të mbetemi shokë të mirë”.

Dyshja u takua në punë në vitin 1992 dhe më pas u martuan 1 vit më vonë. Ata kanë sëbashku 4 fëmijë, si dhe 4 të tjerë të adoptuar nga Kina.

COMMENTS