Del vendimi: Ja si votuan pesë gjyqtarët për Dritan Dajtin (Foto)

Del vendimi: Ja si votuan pesë gjyqtarët për Dritan Dajtin (Foto)

Nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për të ndryshuar vendimin e gjykatës më poshtë për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Gjyqtari Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në facebook, faqen e fundit të këtij vendimi, ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg. Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë. Ndërkohë ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria

Kush ishin gjyqtaret qe gjykuan dosjen e Dritan Dajtit ne Apel. Pesëshja e gjyqtarëve përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës.

Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

COMMENTS