Çfarë mendon për Elisa Spiropalin, Grida Duma dhe a ka votuese xheloze?!

Çfarë mendon për Elisa Spiropalin, Grida Duma  dhe a ka votuese xheloze?!

Grida Duma është padyshim një nga politikanet jo vetëm më të zonjat, por edhe ndër më të bukurat, fakt që i vihet shpesh në dukje. Grida është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku gjatë intervistës ka pohuar se bukuria e saj ka ndikuar edhe tek vota.

“Femrat mund të bëhen xheloze për ty dhe nuk ta japin votën. Thonë: Shtriga sa e bukur që është dhe nuk ta japin votën”, i tha Ermali.

“Ka qenë edhe ajo periudha, por pastaj unë mbijetova dhe thanë s’kemi çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Grida duke qeshur.

E pyetur nëse njerëzit flasin më shumë për pamjen e saj apo për profesionin e saj si politikane, Grida u përgjigj: “Flasin për të dyja, por unë mendoj që kush e ka bërë Zoti të bukur dhe çdo gjë të bukur që na ka dhënë Zoti t’i kënaqemi, t’i themi faleminderit se çdo gjë tjetër është efekt anësor”.

E pyetur nga Ermali se çfarë mendon për Elisa Spiropalin ajo u shpreh:

“Një vajzë e dedikuar”

COMMENTS