google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Ç’borxh ju kanë të “këputurit” dhe të gënjyerit, që të bëjnë b.urgun tuaj?!

Ç’borxh ju kanë të “këputurit” dhe të gënjyerit, që të bëjnë b.urgun tuaj?!

Nga Anri Bala

Mendova se shpëtuam, perëndia i dëgjoi lutjet tona! Por çe do, që nuk u shkulka kollaj kjo farë e keqe! Do e kemi akoma nëpër kembë koalicionin “e dhjerë por krenarë”, vetë komandant e vetë ushtar, me idera dhe këshillime detyruese si të paparë në sojin e tyre, por jo të “nëpërkëmbur”…

Krenar ore krenar, megjithëse tani nuk janë as rrogëtarë, edhe pse u bënë dy herë gazi i botës, ata akoma nuk janë zgjuar nga ëndërra dhe shëruar nga sëmundja e megalomanit politik, ndaj mburren me hijen e tyre, duke mos e njohur veten, se sa vlejnë… për botën.

Seriozisht është për të qeshur, kur i shikon të mbështjellë me marrëzinë e madhështisë, edhe pse mua nuk më vjen aspak të qesh me ta… as kur dorëzuan mandatet si “desh kurban” pas gjashtë vitesh opozitë, me pretekstin se… nuk i’a kishin ruajtur mirë votat dhe as kur u bashkuan për të formuar koalicionin “për të humbër”… në tavolinë.

Pasi pritën e çfarë nuk sajuan në pritjen e tyre, për të shkatërruar gjithçka… pasi tollovitën gjithë vendin e çfarë nuk hëngrën vetëm për të përbaltur çdokënd… në fund “soprano”, kandidati për “tenor” i  SHQUP-it, u braktis nga gjithkush, sepse nuk arriti të bëhej tenor, ngaqë i mungonin ato të shkretat, që nuk i ka… allatet! Ndaj e pa të arsyeshme të hynte në dialog, si mjeti i vetëm për të shpëtuar ekzistencën e qenies së tij dhe të tyre në politik… si isha të rëndësishëm!

Në fakt, ajo që duhet të bënte Luli, nuk janë piruetat në politikë… as ato nëpër male e godina… as tu blinte trutë e gomarit aleatëve të tij të vetmuar, as për të takuar burrin e Kryemadhit si prijësi i dialogut antikrizë… por duhet t’i kërkonte aleancë popullit, që e ndoqi me zell… gënjeshtrën e tij të radhës.

Basha dhe shpura e tij, i detyrohen një ndjesë të gjithë viktimave të tyre, militantëve të gënjyer që e besuan dhe të këputërve të pashpresë që e ndoqën, të cilët i bëri “kurban” në demostrata, për të kënaqur dëshirat e tij “hyjnore” deri në flijim për një karrige kryeministrore… të paktën edhe një ditë të vetme.

Nuk lanë gaz pa thithur e ujë pa pirë qytetarët e padjallëzuar dhe të përvëluar, që Luli të realizonte ëndrrën, atë që e quan dhe e qan si të tyren, por është fiskimi çmendurak i tij… pushteti!

Ndaj sot, përveç atyre, Luli duhet tu kërkonte falje dhe të mashtruarve të tjerë, që janë në qeli dhe po bëjnë “burgun e tij” dhe të gjithë kontigjentit kriminal të opozitës së bashkuar.

Thirrjet “Rama ik” të kthyera sot në thirrje “Edo prit…”, meritojnë vetëm një përgjigje: Asnjë dialog me opozitën e rrugës dhe destabilizimit!

Pak vëmendje: Edo, e di që dialogun e kërkove vetë, por kësaj here na detyrohesh ne qytetarëve, pastaj demokratëve dhe në fund… demokracisë!

Lëri pehlivanët të kërcejnë piruetën e tyre të fundit, deri sa të bien në tokë nga marramendjet, për të ardhur në vete aty ku duhet të ishin… në mes të katër rrugëve ose në qeli!/Ekskluzive.al

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs