Carla Bruni (Sarcozy) sot në Butrint, rrëfen se do të këndojë 11 këngët e albumit të fundit

Carla Bruni (Sarcozy) sot në Butrint, rrëfen se do të këndojë 11 këngët e albumit të fundit

“Çfarë gëzimi që do të ndajë me ju listën e preferuar të këngëve të mia. Unë shpresoj se do t’i pëlqeni.” Me këtë status e përcjell kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni, emocionin për pjesëmarrjen e saj në Ditën e Festës së Muzikës në Teatrin Antik të Butrintit. Mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka zgjedhur t’i paraqitet për herë të parë publikut shqiptar me 11 këngë të albumit të saj më të fundit. Koncerti do të mbahet në Teatrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare dhe asaj botërore.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë yll bote që për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës zgjodhi të këndojë për shqiptarët, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Kryeministri Rama për ardhjen e Carla Brunit në Shqipëri.
Ndërsa vetë modelja dhe kantautorja e njohur italo-franceze, është shprehur pak ditë më parë se albumin më të fundit e dedikon posaçërisht për publikun shqiptar.

“Përshëndetje Shqipëria. Doja t’ju thosha që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin antik të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj se do të jeni atje”, shprehet Carla Bruni.
“French touch” (rekje franceze), është albumi i pestë, të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj ndër vite kapin shifrën e 5 milionë albumeve.

Carla Bruni lindi në Itali më 23 December 1967 dhe jeton në Francë. Ajo është gruaja e tretë e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, me të cilin ka një vajzë, Giulia, e lindur më 19 tetor 2011. Sipas revistës Forbes, Carla Bruni u rendit e 35-ta në vitin 2010 në listën e grave më të fuqishme në botë. E angazhuar për çështje sociale, në vitin 2009 ajo krijoi Fondacionin Carla Bruni-Sarkozy për të promovuar aksesin në kulturë dhe njohuri për të gjithë.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat