google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Çantë me 1 milion euro, prokurorja që hetoi përgjimet që rrëzuan Gruevskin bie vetë në kurthin e përgjimeve

Çantë me 1 milion euro, prokurorja që hetoi përgjimet që rrëzuan Gruevskin bie vetë në kurthin e përgjimeve

Gazeta italiane “La Verita”, duke skanuar rrugën që po ndjek Maqedonia për t’u bërë anëtare e strukturave të BE-së shkruan se politikanët në vendin fqinj janë përdorur dhe përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë dhe se palët janë zhytur në korrupsion.

Gazeta ka publikuar një video ku shihen 1 milion euro që paketohen në valixhe dhe dalja e dy personave me valixhen në dorë nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev, i cili ndodhej në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit.

Veç videos është publikuar edhe një audio ku dëgjohet një bisedë mes personit që mori valixhen me eurot dhe biznesmenit Orce Kamçev, ku këtij të fundit i premtohet se sipas marrëveshjes në orët e vona të së hënës deri të martën do lirohet.

Në bisedë përmendet si garante prokurorja speciale publike, Katica Janeva, e vendosur nga ndërkombëtarët pas krizës politike në Shkup për të hetuar përgjimet që rrëzuan nga pushteti Gruevskin.

Pjesë nga shkrimi i medias italiane:

Më 2016, Gjermania përmes degës lokale të Deutsche Telekom ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev.

Kjo një formë për ta favorizuar atë në rrugën drejt pushtetit.

Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale, e cila të kishte si detyrë ekskluzive verifikimin e përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve.

Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas.

Në krye të prokurorisë u emërua një juriste deri atëherë e panjohur, Katica Janeva, së cilës iu dorëzuan menjëherë gjithë videot she dokumentacioni.

Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso Malkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.

Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike.

Por ata që u ngjitën në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikojnë të bien në të njëjtin kurth.

Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit ndërsa përgjimi me datë 20 shkurt 2019, tregon se si i premtohet të arrestuarit lirimi nga arresti shtëpiak.

Lirim që i erdhi në ditën e premtuar.

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs