google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Boll vetos politike mbi votën! Koha për mazhoritar

Boll vetos politike mbi votën! Koha për mazhoritar

Përvoja dëshmon se tek ne vota abuzohet si nga krimi elektoral ashtu dhe kuadri ligjor që partitë e mëdha hartojnë enkas për të. Ligji “spanjoll” cënon përfaqësueshmërinë e votuesit jo vetëm se vota për shumë parti rishpërndahet në favor të partive të mëdha pasi imponohen “steka” arbitrare me ligj por dhe se deputetët apriori nuk ndjejnë detyrim e përgjegjësi ndaj elektoratit teksa votohen në “thes”.

Reformë apo arnim elektoral?

Këto tre dekada u provuan disa sisteme. Ka mbetur ai STV “irlandez” ku votohet pa meraqe sepse përzgjidhen sipas një liste të gjithë ata që votuesi dëshiron të shohë në parlament. Por meqë STV në vetvete është jo realist për shkak të procesit të komplikuar të numërimit të votës në kushtet kur ne dhe sistemin më të thjeshtë e komplikojmë vetvetiu, mbetet që sistemi që respekton më shumë dinjitetin e votës të jetë ai mazhoritar me gërshetim proporcional kombëtar.

Gjithë debatet e tjera – futja e elektronikës, raporti gjinor, komisionet etj janë të dobishme por katandisen thjesht “arnime” elektorale në kurriz të votës sa kohë problem mbetet sistemi. Sikurse pohoi dhe një ish-president i nderuar i yni, ai jo rastësisht quhet kod elektoral. Në paralelizëm me kodin gjenetik, ai kushtëzon gjithë “ngrehinën” demokratike dhe përgjegjshmërinë shtetërore e politike më pas.

Lista që fusin “ujë”

Ligji “spanjoll” nuk ka më alibi. Edhe retorika e më të “fortëve” që intimidonin zonat zgjedhore ka dalë boje teksa sot kemi kulisat e të “fortëve” e servilat që i bëjnë temena drejtuesve partiak për vend të sigurtë në listë.

Këto lista janë një karshillëk flagrant ndaj interesit të votuesit sepse ato promovojnë militantizmin partiak në kurriz të dinjitetit dhe profesionalizmit të deputetit, mbushin sallën e kuvendit me individë që recitojnë me sy nga lideri citate nga “bibla” e partisë, keqpërdorin e bëjnë qesharak një vend pune tepër fisnik siç është puna e deputetit deri dhe duke bojkotuar pa teklif sallën ku i shpie populli (bojkot ky që duhet ndaluar me ligj sepse me votën e popullit nuk ka të drejtë të tallet askush) etj.

Me listat, meritokracia popullore është zëvendësuar me servilokracinë partiake dhe vota në “thes” bën që deputetët të futen sa nga dera ashtu dhe dritarja! Edhe me sajesa si raporti gjinor në lista (një “patronazh” diskriminues e nënçmues për aftësitë e femrës që nëse e zonja nuk ka nevojë për dorën e askujt), sërish besnikëria e listës, pa dallim gjinor, anon ndaj partisë dhe jo votuesit. Për të mos thënë që hap lojën, pse jo, që të kërkohen kuota më pas edhe për LGBT, pensionistët, fermerët etj paradokse pafund!

Listat e kulisave partiake, për shkak të vijimësisë së emrave, promovojnë si mazhoranca autoritare ashtu dhe opozita që vetëm sinonim shprese nuk janë (thjesht ambalazhim i “ujit të ndenjur” deri dje vetë në pushtet).

Listat nuk mund të justifikohen në emër të statukuosë d.m.th. si domosdoshmëri e premisë për vijimësi reformash e partneritet me perëndimin pavarësisht rotacionit politik. Statukuoja mund të jetë dhe e padëshiruar – vijimësi e interesave klienteliste e korruptive deri dhe gjeopolitika antishqiptare në rajon. E në këtë rast, kjo lloj statukuo politike nuk i shërben as interesit kombëtar dhe as gjeopolitikave pro-shqiptare të partnerëve historikë, SHBA në rradhë të parë. Autoritarizmi dhe korrupsioni që promovon karrigia e sigurtë në politikë sipas këtij ligji zgjedhor, nuk janë partner luajal dhe afatgjatë për miqtë tanë në perëndim.

E sa për kandidatët për deputet, politika ka të drejtë të ofrojë emrat e saj por ndërkohë ka dhe detyrimin të miratojë një ligj vetingu për këdo që garon duke i lënë më pas dorë të lirë elektoratit për të përzgjedhur më tej.

“Anglez” me votën

Krahas rikthimit tek sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional, është po aq e rëndësishme të rishikohen edhe teknikalitetet e tjera që garantojnë votë përfaqësuese dhe të ndershme në vend. Komisionet zgjedhore nuk duhet të jenë më partiake apo bi-partizane (konflikt interesi) por ad-hoc apo të përhershme e të përbëra me përfaqësues të administratës civile, pushtetit të drejtësisë, arsimit etj.

Për të reduktuar tensionet elektorale në bazë dhe merakun e të “fortit”, politika duhet me ligj të ulë “temperaturën” politike duke bërë veting për të “fortët”, dekurajuar, deri pezulluar praktikat e mitingjeve butaforike që vetëm karikojnë tension, mbështetur financiarisht organizimin e takimeve-biseda në mjedise të mbyllura apo të kufizuara në terren ku nuk zhvillohet propagandë që krijon tensione mes militantëve, promovojë bashkëbisedim e debat racional në massmedia dhe kohë të barabartë në të etj.

Ajo që duhet rishikuar është dhe fondi buxhetor për fushatat elektorale. Boll me trajtime buxhetore për seli partish e llogjistikë, boll me praktika që favorizojnë arbitrarisht partitë e mëdha (njëlloj sikur kampionia në futboll të niste kampionatin e rradhës me pikë plus), boll me mbështetje financiare nga shteti për reklama elektorale që pjellin tension etj. Nëse sipas shembullit anglosakson kufizohen mitingjet, posterat pafund rrugëve etj aktivitete të kushtueshme që përçojnë propagandë dhe u jepet prioritet debateve racionale në masmedia etj, automatikisht fushatat elektorale do të kushtojnë më pak, do të përçojnë më shumë ide dhe premtojnë më shumë racionalitet në votim.

 

Vota e lirë është detyrim historik

Reforma të kësaj natyre si prona, vota etj, duhet të jenë konsensuale dhe transparente. Konsensusi nuk duhet të jetë mision i pamundur; reformat e bazuara tek ai mbeten kushte për integrimin në BE. Por ndërsa mazhoranca po dëshmon vullnet, opozita po zhgënjen. E identifikuar me “kauza” qesharake si parku i lojrave tek liqeni, përgjime alla-telefoni prishur, teatri pafund me teatrin etj ajo po degradon në misionin e saj për të qenë roje e standarteve demokratike në vend duke rrezikuar të jetë e pabesueshme edhe kur e vërteta të jetë me të.

E nëse opozita refuzon në mënyrë absurde uljen në tavolinë për reforma jetike, krahas dilemës “ku fle lepuri”, mazhoranca duhet t’i përgjigjet bllofit duke organizuar një tavolinë të rrumbullakët me në krye të “qoshesë” vetë SHBA e BE.

Shërbimi më i keq ndaj demokracisë që po i bën sot opozita shoqërisë ka të bëjë me humbjen e shpresës në vend. Shpresën e cënon autoritarizmi dhe arroganca qeveritare por atë e varros një opozitë që nuk zgjon fare shpresë sa kohë nuk është veçse pushteti i përfolur i djeshëm por nën një “ambalazh” të ri.

Me reformën në drejtësi, SHBA e perëndimi i shpallën luftë korrupsionit në vend. Por që rrethi të mbyllet, krahas ekspozimit përmes vetingut të shkeljeve të djeshme dhe drejtësisë nga sot e tutje, po aq e rëndësishme është dhe parandalimi i të keqes duke i filtruar përmes votës domethënëse individët problematik.

Do të ishte në dinjitetin tonë si qytetari që t’i jepnim fund “amin” për gjithçka që servir politika. Apokalipsi në drejtësi duhet të pasohet me reforma radikale për votën, pronën etj. Me ndihmën e SHBA, reforma në drejtësi shkriu “akullin”. Tani ne vetë duhet të dëshmojmë si shoqëri se e meritojmë të ndihmohemi më tej. /Nga Artan Xh. DUKA

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
izmirkanal d canlıankara escortbitcoin minerantalya escort
escort99.com
Lipstick kıbrıs