Baton Haxhiut: Pas 30 qershorit në Shqipëri kush prek zgjedhjet e pret e zeza! Nuk ndalet arkeologu i rrëshkitur…”Fol mirë, s’je në katund këtu”!

Baton Haxhiut: Pas 30 qershorit në Shqipëri kush prek zgjedhjet e pret e zeza! Nuk ndalet arkeologu i rrëshkitur…”Fol mirë, s’je në katund këtu”!

Analisi Baton Haxhiu është i bindur se pas zgjedhjeve një-partiake të 30 qershorit, në Shqipëri do të nisë një valë e gjerë arrestimesh. Megjithatë, qasja e tij nuk ka bindur dhe aq analistin Preç Zogaj, që në emisionin Java në TVSH, i kërkoi të tregojë se cilat janë burimet ku bazohet.

“Preç, unë i referohem rrjedhës logjike të ngjarjeve. Unë jetoj me njerëzit në Shqipëri çdo ditë që nga viti 1991. Nuk ka njeri ne jetën publike apo politike që nuk kam biseduar apo marrë pjesë në debat me të.Mbi të gjitha, fuqia ime është tek sondazhet.

Unë kam bërë mbi 30 sondazhe dhe njoh jetën sociale, ekonomoke dhe politike të qytetareve shqiptarë. Nuk ka fshat që nuk kam shëtitur gjatë zgjedhjeve dhe po shtoj se nuk e njoh Shqipërinë përmes mediave apo jetës politike por përmes njohjes se realitetit”, argumentoi Haxhiu.

Por pas ndërhyrjes së arkeologut të goditur Ceka debati ka degjeneruar në ofendime në emisionin e Blendi Fevziu, Debati nëse shqiptarët duhet të votojnë apo jo në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ka degjeneruar në fyerje personale.

DEBATI:

Ceka: Fol mirë se nuk je në katund, Këtu flitet me intelektualë…

Haxhiu: Nuk e di nuk po flet mirë

Haxhiu: Po të ishe në studion time të kisha nxjerrë prej studios. Nuk mund të flasësh me racizëm

Ceka: Katundar është e folme letrare

Haxhiu: Mos më nxito, dhe bjeri shkurt

Ceka: Batoni ka dalë fare nga orbita. Po e lexon ia kanë dhënë gati.

Haxhiu: Në rrjedhën time as nuk marr ndonjë gjë nga dikush.

COMMENTS