Banorët e Astirit bëjnë për spital shefin e SPZ dhe punonjësin e IKMT! Balliu i Fahriut merr rolin e “babait” të Astirit: Duam dialog!

Banorët e Astirit bëjnë për spital shefin e SPZ dhe punonjësin e IKMT! Balliu i Fahriut merr rolin e “babait” të Astirit: Duam dialog!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir”, ku protestuesit e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta shefin e Specialistëve Policimit në Zonë Qani Lami dhe një prej punonjësve të IKMT Albert Bitraj 50-vjeç, në momentin kur ky i fundit ka qenë duke punuar duke i shkaktuar fraktura të forta në kokë dhe në duar. Bitraj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve 50 vjeçari po punonte dhe teksa lajmëronte banorët e kësaj zone të cilët u preken banesat nga ndërtimi i rrugës, është sulmuar me mjete te forta duke i shkaktuar edhe plagë të rënda.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu kërkoi nga qeveria që të ulet në dialog me banorët për të gjetur një zgjidhje. “Banorët e Unazës kërkojnë dialog, përplasja nuk shërben për asnjë. Gërvishtja më e vogël ndaj një eksponenti apo oficeri të policisë, apo punonjësi të shtetit është gërvishtje për shoqërinë dhe për të gjithë. Nuk ka pse të ketë përplasje të tilla kur mund të ketë dialog. Përplasjet janë dicka e shëmtuar dhe e turpshme e cila dëmton cdo njeri. Banorët kanë një vit që kërkojnë dialog.

Ndërkohë me anë të një reagimi, “IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçerore, barbare dhe të paligjshme.”

Edhe pse ditën e djeshme ARRSH u bëri thirrje disa familjeve që kanë pranuar të marrin shpërblim për të dorëzuar dokumentacionin në mënyrë që të marrin paratë, të tjerë banorë të Astirit vijojnë të jenë skeptikë dhe kanë vijuar të mos bien dakord për dëmshpërblim. Ata kanë dalë edhe sot në protestë ku kanë dhunuar edhe punonjësin e IKMT i cili po punonte. /Shqiptarja.com

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat