Bamirësia nuk ka nevoje për kameramanë e fotografë nga pas

Bamirësia nuk ka nevoje për kameramanë e fotografë nga pas

Nga Mentor Kikia

Gjëja që nuk më ka pëlqyer këto vitet e fundit është mediatizimi në ekstrem i bamirësisë. Prodhimi i reportazheve televizivë dhe publikimi i trastave me miell që fondacione të ndryshme u dërgojnë të varfërve nëpër fshatra.

Skuadrat e “vullnetarëve”, që rreshtohen të gjithë me nga një qese në dorë duke ua dhuruar të uriturve, e që pastaj dalin fotografi duke mbajtur në prehër fëmijët e drobitur nga jeta e vështirë.

Mjerimi i ka vënë për poshtë dhe janë gati tu puthin duart çdo kujt që u çon kafshatën e bukës. Por askujt nuk i lejohet që për hir të kësaj gjendje, tu marrë atyre edhe erzin, e ti nxjerre nëpër ekrane duke u dhuruar një trastë me ushqime, apo një rreckë për të mbuluar shpatullat.

Më shumë se bamirësi, kjo duket si një show me mjerimin e tjetrit, një përpjekje e shëmtuar për të fituar “like-t” e të tjerëve e për tu shndërruar në person publik.

Jo, bamirësia e vërtetë nuk ka nevojë për kameramanë, reportazhe, foto dhe dekorata studiosh televizive për heroizimat e mëdha.

COMMENTS