Avokati Romeo Kara: Akuzat ndaj Ilir Metës të vërteta, përgjimet janë ende në polici, prandaj çështja CEZ-DIA nuk zbardhet

Avokati Romeo Kara: Akuzat ndaj Ilir Metës të vërteta, përgjimet janë ende në polici, prandaj çështja CEZ-DIA nuk zbardhet

Ish-juristi i CEZ, Romeo Kara ka hedhur dritë mbi akuzat që kanë dalë në dritë ditët e fundit ndaj presidentit Ilir Meta. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Meta në vitin 2009 ka kërkuar 200 mijë euro për fushatë nga ish-kreu i DIA, Kastriot Ismaili.

Gazeta kontaktoi me juristin Kara, i cili është ndër personat që ka më shumë dijeni për marrëdhëniet e Metës me Ismailajn. Ai është shprehur se të gjitha pretendimet qëndrojnë.

Po ashtu ai ka thënë se si përgjimet u asgjësuan me procedurë, duke e mbyllur një herë e mirë këtë histori. Por ka shtuar se policia apo Ismailaj i disponojnë të dhënat. “Elvis Mataj, ish kryetari i parë i LRI-së dhe vëllai i këshilltarit të Berishës, kishte punuar si Drejtor Ekzekutiv i DIA-s dhe është shprehur se tek DIA shkonte vetë Rexhepi, babai i Metës për të marrë paratë, por në disa raste Ismailaj i fshihej.

E besoj këtë fakt të dalë në media dhe e konfirmoj se këto përgjime që përfliten u asgjësuan me procedurë, pra si gjithmonë luhet proceduralisht. Mesa unë di, këto përgjime ndodhen në polici, edhe avokatët e Ismailajt i kanë pasur dhe policët që janë në dijeni se çfarë presidenti kanë, punojnë shume të motivuar dhe të lumtur.

Disa herë i janë hapur dhe mbyllur hetime Ismailajt lidhur me pastrimin e parave, përveç çështjes së DIA-s. Çështja Ismailaj u hetua dhe gjykua në mënyrë të ngushtuar për të mos dalë krejt e vërteta dhe gjithë personat pas tij”, tha Romeo Kara për gazetën.

Më herët juristi ka treguar detaje të tjeranë disa intervista për gazetën, ku ka akuzuar Metën se ka bashkëpunuar me Kastriot Ismailajn për aferën CEZ-DIA.

“Duke i njohur të dy, vlerësoj se janë tipa mjaft të ndryshëm nga njëri-tjetri, por që për interes thërriteshin “vëlla” mes tyre. Patjetër që ka qenë një lidhje e pastër interesi. Të dy kane përdorur njëri-tjetrin në mënyrat e tyre. Ismailaj është njohur publikisht edhe si pajtuesi i Metës me Nanon. Ky është niveli mjeran i liderëve të kësaj politike, sa t’i ulë e t’i bashkoje Ismailaj dhe jo parimet apo institucionet”, tha Kara pak kohë më parë për gazetën.

COMMENTS

izmir
escort99.com