Armeni, rrëzohet një aeroplan luftarak, humbin jetën dy pilotë

Armeni, rrëzohet një aeroplan luftarak, humbin jetën dy pilotë

Ushtria armene njoftoi të martën se një nga avionët e saj luftarak u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes Artsrun Hovhanisyan, Su-25 u rrëzua gjatë trajnimit rutinë, njoftoi AP.

Ai tha se avioni kishte fluturuar nga Gjumri dhe u rrëzua në malet pranë Maralikut në veriperëndim të vendit ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së avionit.

Su-25 është një aeroplan me dy motorë i projektuar në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1970, i cili është ende në shërbim në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0