Arbëreshët, “pushtuesit e paqësor” të Italisë së Jugut

Arbëreshët, “pushtuesit e paqësor” të Italisë së Jugut

Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë, të quajtur ndryshe edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane.

Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790).

Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i’u drejtua rajonit qendror të Abrucos

Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt.

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin.

Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse: bazuar në Kalabri “Kolegjin Korsini” (1732) në Shën Benedhit, pastaj “Kolegji Shën Adriani” transferuar në 1794 në Shën Mitri, dhe në Sicili “Seminarin Italo-Shqiptar” të Palermos (1735), që u transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945.

Shumica e pesëdhjetë komuniteteve arbëreshë ruajnë fenë krishtere ortodokse. Ata i përkasin dy dioqezave: Ungra për arbëreshët e Italisë jugore dhe Hora e Arbëreshëvet për arbëreshët e Sicilisë. Lidhur historikisht me komunitetin arbëresh është Manastiri i Grotaferratës në Romë, ku ka shumë murg arbëreshë.

Eparkit bizantine, me murgjit dhe priftërinjtë e tyre, me nga një bashkësi shqipfolëse në Itali, janë pjesa më e rëndësishme për të ruajtur dhe për të mbajtur traditat etnike, gjuhësore, fetare, tradicionale dhe identitetin e pakicës etnike shqiptare.

Krahinat kryesore të banuara nga arbëreshët vijojnë si më poshtë:

Abruco
Krahina e Peskarës
Badhesa: Villa Badessa
Bazilikata
Krahina e Potencës

Barilli: Barile
Mashqiti: Maschito
Shën Kostandini Arbëresh: San Costantino Albanese
Shën Pali Arbëresh: San Paolo Albanese
Zhura: Ginestra

Molise
Krahina e Kampobasos
Këmarini: Campomarino
Munxhufuni: Montecilfone
Portkanuni: Portocannone
Ruri: Ururi

Pulia
Krahina e Foxhias
Kazallveqi: Casalvecchio di Puglia
Qefti: Chieuti
Krahina e Tarantos

Shën Marcani: San Marzano di San Giuseppe
Kalabria
Krahina e Katanxaros
Andalli: Andali
Garrafa: Caraffa di Catanzaro

Marçëdhuza: Marcedusa
Vina: Vena di Maida
Krahina e Kozencës
Allimarri: Marri
Çifti: Civita

Fallkunara: Falconara Albanese
Farneta: Farneta
Ferma: Firmo
Firmoza: Acquaformosa
Frasnita: Frascineto

Kajverici: Cavallerizzo
Kantinela: Cantinella
Kastërnexhi: Castroregio
Mbuzati: San Giorgio Albanese
Maqi: Macchia Albanese

Picilia: Santa Caterina Albanese
Pllatëni: Plataci
Purçill: Eianina
Qana: Cerzeto
Spixana: Spezzano Albanese

Strigari: San Cosmo Albanese
Shën Benedhiti: San Benedetto Ullano
Shën Japku: San Giacomo di Cerzeto
Shën Mërtiri: San Martino di Finita
Shën Mitri: San Demetrio Corone

Shën Sofia: Santa Sofia d’Epiro
Shën Vasili: San Basile
Ungra: Lungro
Vakarici: Vaccarizzo Albanese
Krahina e Krotones

Karfici: Carfizzi
Puhëriu: Pallagorio
Shën Kolli: San Nicola dell’Alto
Kampanja
Krahina e Avelinos

Katundi: Greci
Sicili
Krahina e Palermës
Hora e Arbëreshëvet: Piana degli Albanesi

Kundisa: Contessa Entellina
Shëndastina: Santa Cristina

Ishuj të rëndësishme kulturore arbëreshe mbijetojnë në vendet të mëdha metropolitane të Torinot, Milanot, Napolit, Krotonet, Barit, dhe sidomos në Romë, Kozencë dhe Palermë.
Në pjesën tjetër të botës, pas migrimeve të shekullit të njëzetë, në vende të tilla si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Brazili dhe Gjermania, ka komunitete të forta që mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat arbëreshë.

Që nga viti 1990, me rënien e regjimit komunist në Shqipëri, komunitete të konsiderueshme të shqiptarëve u inkorporuar në katundet arbëreshë (si për shembull në Ruri, në Shën Kostandini Arbëresh, në Shën Mitri, në Ungër, veçanërisht në Horën e Arbëreshëvet)./Konic.al

COMMENTS