AKUZAT/ Filmimet e 240 viktimave të luftës së Kosovës u zhdukën nga duart e “përkthyesit” Lulzim Bashës (VIDEO)

AKUZAT/ Filmimet e 240 viktimave të luftës së Kosovës u zhdukën nga duart e “përkthyesit” Lulzim Bashës (VIDEO)

Rreth 20 vjet më parë, pikërisht më datat 25-26-27 mars, në Kosovë ndodhi një nga m.asakrat më të mëdha të luftës. Në fshatin Krushë të Rahovecit, u v.ranë dhe u m.asakruan më shumë se 240 persona.

Nuk u kursyen as gratë e fëmijët, kurse mbi 800 shtëpi private u dogjën, prova të të cilave ekzistojnë edhe sot. Shumë njerëz nga Krusha, sot e asaj dite janë cilësuar ende të zhdukur.

Por, së fundmi janë publikuar disa xhirime nga Milaim Bellanica, i cili kishte bërë 45 minuta xhirime, ku vetëm pak prej tyre janë parë nga publiku.

Ai rrëfen se xhirimet që tregonin m.asakrën e Krushës së Madhe u zhdukën nga Lulzim Basha, i cili në atë kohë ishte përkthyes i ndërkombëtarëve, i gjyqit të Hagës.

Natyrshëm lind pyetja pse Lulzim Basha edhe pas 20 viteve nuk i publikon ato filmime?!

COMMENTS