Akuzat e çoroditura të Metës, reagon menjëherë Rama: Mezi e presim apelin e vonuar për 30 Qershorin

Akuzat e çoroditura të Metës, reagon menjëherë Rama: Mezi e presim apelin e vonuar për 30 Qershorin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta për suksesin e reformës në Drejtësi.

Rama në një mesazh në Twitter, thekson se Presidentin nuk e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë që thekson se falë vetingun, Gjykata Kushtetuese ka mbetur bosh nga ata që ai i quan “shejtanët që kishte brenda”

‘A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit’, thotë Rama në reagimin e tij.

COMMENTS

izmir
escort99.com