google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

“Aftësi gojore me shefin, goca të hapura dhe budallaqe”! Ç’kanë vajzat e televizionit me njëra-tjetrën?!

“Aftësi gojore me shefin, goca të hapura dhe budallaqe”! Ç’kanë vajzat e televizionit me njëra-tjetrën?!

Prej kohësh, është krijuar një mit gati i besueshëm që vajzat e ekranit nuk e meritojnë pozicionin që kanë dhe si për ironi, një mit i tillë është krijuar nga vetë vajzat e ekranit. Le t’u hedhim një sy gjithë deklaratave të bujshme të këtyre kohëve të fundit.

Në shkurt të 2018-s, në intervistën “90 sekonda me Eraldon”, Aulona Musta tha me bindje të plotë se pjesa më e madhe e vajzave të ekranit nuk janë aty falë punës, por falë favoreve se ksuale që kryejnë ndaj eprorëve. “Për fat të keq sot dhe këtë e them me bindje, pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por kanë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, tek zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht.”

Në tetor të një viti më parë, në një tjetër intervistë, këtë herë për “Pop Culture”, Aulona u shpreh: “Realisht në televizion, nëse je dashnorja e një pronari, apo politikani apo deputeti e ke shumë më kollaj t’i marrësh gjërat, edhe kur nuk ke asnjë lloj merite.”

Në prill të këtij viti, e ftuar në “Thumb”, Dasara Karaiskaj theksoi se “ka persona në ekran të cilëve u janë dhënë më shumë mundësi sesa meritojnë”. “Ka shumë dhe më të vërtetë janë shumë sepse në përgjithësi në Shqipëri prototipi i femrave në ekran është që janë të bukura ose janë të paafta ose ngelin aty dhe nuk e dinë që janë aty. Për veten time përgjigjen ja kam dhënë me kohë, kur isha 20 e ca vjeç dhe thashë se shumë vajza bënin atë që unë nuk bëja dot. Unë nuk e bëja dot.”

Në fillim të majit, Stela Kotri, moderatorja e “Në shtëpinë tonë”, deklaroi në “Thumb” se ka shumë kolege të cilat nuk i meritojnë programet primetime. “Diskutojmë edhe në ambjent të punës që fati i ka bërë që të përjetojnë këtë ngritjen e menjëhershme. Ndonjëherë kam dhe unë këto inatet e mia, për faktin që unë kam investuar që fëmijë në këtë profesion dhe nuk jam aty ku do të doja të isha. Ndërkohë të tjerave u është hapur dera, kanë lulëzuar në një moment dhe sot janë aty. Hapen dyert, çështje zgjedhjesh dhe kjo punë. Absolutisht ka plot që janë aty ku nuk e meritojnë nga çështja e aftësive se janë ‘goca të hapura’.”

Po kështu, pak ditë më parë, Hygerta Sako u shpreh sërish për “Thumb” se shumica e kolegeve të saj “janë për zbukurim në studio”. “Tek femrat ndoshta ka xhelozi, mund të ketë një lloj konkurrence kur bën lajmin, kush kap intervistën e duhur. Shumica nuk është se e njohin shumë mirë futbollin, nuk bëjnë ndonjë gazetari të jashtëzakonshme. Janë më shumë për zbukurim sesa për të bërë atë gjënë tjetër. Unë them që secilit duhet t’i jepet mundësia, po qe e zonja ta mbajë, po s’qe e zonja të ikë. Në momentin që ato vetë e pranojnë që të jenë për zbukurim, përse duhet të shqetësohem unë?”.

E fundit, qe Eva Murtati këtë të shtunë në “Thumb” e cila gjithashtu u pyet mbi paragjykimin se vajzat e ekranit nuk janë dhe aq inteligjente. “Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike, jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar. Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar. Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur.”

Për të njëjtin fenomen u pyetën edhe pesë vajzat e Hostel by Anabel në programin radiofonik “You & Me” në NRG Radio në fund të prillit të këtij viti. Pyetjes “A ekzistojnë prostitutat televizive?”, Alberta Kamenica iu përgjigj ndryshe nga rastet e mësipërme. “Njerëzit që përdorin favoret seksuale për t’u ngjitur në karrierë ikin sa hap e mbyll sytë. Pra, nësa kanë mbërritur diku dhe kanë qëndruar, do të thotë që kanë qenë të zgjuara.” Megi Pojani theksoi se “e ka dëgjuar një gjë të tillë, por nuk e ka hasur” ndaj nuk mund të flasë për një fenomen që nuk e ha hasur në punë./Anabel

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs