Admiroj burrat dhe gratë, për mua dashuria s’ka gjini: Rita Ora pranon hapur preferencat e saj në jetën intime

Admiroj burrat dhe gratë, për mua dashuria s’ka gjini: Rita Ora pranon hapur preferencat e saj në jetën intime

Rita Ora është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare në mbarë botën. Si rrallë herë më parë ajo ka vendosur të flasë hapur për preferencat e saj në dashuri. Këngëtarja ka ka zbuluar së fundmi se nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.

Këngëtarja, 28 vjeçare, foli për Daily Star Online në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.

Duke folur për jetën e saj private, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.

Kjo është deklarata e parë e Ritës për biseksualitetin e saj një çështje mjaft e diskutuar kjo, që pas publikimit të këngës së saj “Girls” në maj.