ankara escort

google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

A do guxojnë?! Në çdo qendër votimi “ushtarë të partisë”! Berisha-Kryemadhi: Do ndalojmë qytetarët të votojnë!

A do guxojnë?! Në çdo qendër votimi “ushtarë të partisë”! Berisha-Kryemadhi: Do ndalojmë qytetarët të votojnë!

Partia Demokratike dhe lëvizja Socialiste për Integrim janë tërhequr nga protestat. Ultimatumet e ndërkombëtarëve dhe takimet e zyrtarit të DASH, Matthew Palmer, duket se kanë detyruar kreun demokrat Lulzim Basha të tërhiqet nga dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve. Dje lideri i PD mblodhi Kryesinë e PD dhe më pas Këshillin Kombëtar, ku u diskutua mbi mënyrën se si do të vijohet në ditët në vijim përballë qeverisë.

Në përfundim u miratuan 4 pika, por ajo që ra në sy është se nuk u vendos një datë për protestë kombëtare, sikundër ishin ato të 16 shkurtit, 16 marsit dhe 13 prillit. Po ashtu dje nuk u protestua fare para Parlamentit, sikundër ka ndodhur për shumë javë rresht, duke treguar tërheqjen e Bashës dhe dështimin e skenarëve destabilizues përmes dhunës. Një tjetër element që tregon se lideri demokrat po ndryshon kurs është se dje PD u deklarua pro hyrjes në zgjedhje, por vendosi disa kushte. Basha deklaroi në Kryesi dhe në Këshill se opozita do futet në zgjedhje vetëm nëse garantohet liria e tyre.

Sipas tij, kjo liri garantohet përmes një qeverie transitore, duke këmbëngulur te largimi i Ramës. Por pavarësisht kushteve, mbledhjet e djeshme të PD tregojnë se Basha po nis përgatitjet për zgjedhje vendore dhe është i gatshëm të negociojë.

“Këshilli Kombëtar vendosi: Të mbështesë zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, për një qeveri tranzitore, e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë; Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi është provuar se qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave”, thuhet në vendimin e miratuar dje.

PD-LSI plan për të sulmuar qendrat e votimit

Teksa Basha po tërhiqet nga protestat, nga çdo skenar dhune dhe po jep sinjale se do të futet në zgjedhjet vendore, ndaj tij Sali Berisha e Monika Kryemadhi vijojnë të rrisin presionet duke kërkuar vetëm trazira. Sipas informacioneve, ata kanë kërkuar që në rast se nuk plotësohen kushtet dhe PS shkon e vetëm në zgjedhjet vendore, atëherë duhet që të bllokohen dhe të sulmohen qendrat e votimit.

Një gjë e tillë u miratua dje dhe në Këshillin e PD, ku demokratët angazhohen që të mos lejojnë zgjedhje pa ata. “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira”, thuhet në vendim.

Por sipas burimeve, e gjithë kjo është lojë e dyshes Berisha-Kryemadhi. Treguesi i parë është se dhe LSI mblodhi dje Kryesinë dhe në atë mbledhje i vetmi fokus ka qenë që të mos lejohen zgjedhje më 30 qershor me Ramën kryeministër. Diçka të tillë e tha dhe nënkryetari Luan Rama në fund të mbledhjes. “Kryesia e LSI-së ka zhvilluar sot një mbledhje të posaçme për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Kriza politike vijon të jetë më e rëndë. Vendi është në krizë politike, kushtetuese, parlamentare, institucionale dhe krizë besimi.

Do të vazhdojmë aksionin me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë zgjedhje farsë, zgjedhje që komandohen dhe blihen nga grupe kriminale për të zgjedhur qeverinë që ju shërben”, tha Luan Rama, duke konfirmuar se LSI do destabilizim më 30 qershor. Elementi i dytë është se Berisha prej javësh i ka bërë presion Bashës që të shkojë te destabilizimi, duke i thënë madje se duhet të marrë detin në këmbë.

Kjo ka bërë që bllokimi i qendrave të votimit të futet në planin e Këshillit. Por sipas burimeve, qëllimi i Bashës është që të shkohet në zgjedhje, pasi ky është ultimatum i ndërkombëtarëve, ndërsa Berisha e Kryemadhi këmbëngulin se nuk duhet të ketë zgjedhje me Ramën dhe kanë vënë në zbatim planin “B” të destabilizimit, pasi më 30 qershor nuk përjashtohen sulme ndaj qendrave të votimit, konfrontime me votuesit, me policinë dhe shkatërrim të materialeve zgjedhore. /Kliti Topalli

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs